e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

"E kaluara nuk vlen, duhet te shohim perpara"

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"E kaluara nuk vlen, duhet te shohim perpara"
Fabio Groso, zbulimi më i madh i Botërorit 2006, si për Kombëtaren italiane, por edhe për kompeticionin në fjalë, beson se skuadra e tij
ka shanse të shkëlqyera për të përsëritur suksesin e Botërorit të Gjermanisë. Gjithsesi, sipas mbrojtësit të francezëve të Lionit, ai
dhe shokët e tij të ekipit nuk duhet të mbështeten tek fakti se janë kampionët e botës, por të impenjohen maksimalisht në çdo sfidë që do të zhvillojnë. “Emocionet e përjetuara në botërorin e dy viteve më parë do të jenë të paharrueshme, si për mua ashtu edhe për shokët
e mi të skuadrës. Gjithsesi, këtë vit kemi mundësi që emocione të tilla t’i rijetojmë nëse do të shfaqim të njëjtën grintë që treguam edhe në Gjermani. Tashmë çdo gjë është në dorën tonë, por kurrsesi nuk duhet të mbështetemi tek e kaluara për të kërkuar suksesin”.

PanoramaSport