e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

E ardhmja e Lugines se Presheves

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
E ardhmja e Lugines se Presheves
Një tjetër kabllogram i publikuar nga Uikiliksi ka qenë edhe ai i Ragmi Mustafës dhe Jonuz Musliut të forcuar nga rezultatet e zgjedhjeve, kanë prirë në mënyrë të suksesshme drejt krijimit të një “platforme shqiptare” të Serbisë Jugore që ka marr rol në bisedimet për statusin final të Kosovës. Në dokumentin e Uikiliksit, për Preshevën, në paragrafin 9 flitet për natyrën e pakompletuar e mekanizmave politikë në Serbinë Jugore dhe i referohet fuqimisht referendumit të mbajtur në vitin 1992 për bashkimin e Serbisë Jugore me Kosovën. “Ne jemi duke punuar të sigurojmë avancime politike lokale në tri komunat me shqiptarë etnikë në Serbinë Jugore të mos neglizhojnë rëndësinë dhe progresin e stabilizimit që është arritur në këtë zonë të ndjeshme kufitare me Kosovën.

Strategjia jonë për muajt e ardhshëm është që të prezantojmë nxitje pozitive dhe paralajmërime të qarta për grupet e reja politike që po dalin, që duken të jenë ekstremiste; konkretisht që përdorin shenja të qarta shqiptare si për shembull duke e quajtur Serbinë Jugore si Kosovë Lindore. Për më shumë ne do të jemi më aktiv që t’i mbajmë politikanët lokal në drejtimin e duhur demokratik duke shfrytëzuar fondet tona prezente në mënyre pozitive. Do të bëjmë presion të vazhdueshëm përballë Beogradit që të financoje dhe mbështesë nismën e Ministrisë së të Drejtave te Njeriut dhe minoriteteve. Gjithashtu do të kërkojmë që të ri-frymëzojë Trupin Koordinues për Serbinë Jugore që të zgjidh problemet politike dhe ekonomike në rajon.” - thuhet në kabllogramin amerikan.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i SHBA-së, duke kërcënuar në një farë mënyre drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës. “Polcouns-i është takuar privatisht me Mustafën dhe Musliun menjëherë pas deklarimeve rreth platformës politike në mënyre që të paralajmërohen seriozisht mbi vijat e kuqe të SHBA-së lidhur me Kosovën. Ragmi Mustafa na ka siguruar që do të bashkëpunojnë me Trupin Koordinues dhe që do të limitojë retorikën e tij lidhur me Kosovën gjatë fushatës elektorale parazgjedhore në Jugun e Serbisë”, -thuhet në reagimin e SHBA-së.