e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

E RRALLË/ Elbasani stërvitet me tigrat, ja çfarë thonë lojtarët (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E RRALLË/ Elbasani stërvitet me tigrat, ja çfarë thonë lojtarët (FOTO)

Përballja e nesërme e Elbasanit me Luftëtarin konsiderohet tepër e vështirë dhe pothuajse në kufijtë e së pamundurës për të marrë pikë nga ana e verdhebluve.elbasani Mirëpo, barazimi që verdheblutë morën para pak javësh ndaj gjirokastritëve dhe stërvitjet që kanë kryer gjatë këtyre ditëve nën shoqërinë e tigrave, e bën jo aq të pamundur marrjen e një pike.

Thuhet kështu, pasi këto tri ditë, pranë kompleksit sportiv "Shefqet Lamçja" ku kryen përgatitjet skuadra e Elbasanit, ka ngritur çadrën një cirk italian, i cili do të qëndrojë aty për të dhënë shfaqje për banorët e Elbasanit.tigri Përpos çadrës, mjeteve dhe njerëzve që do të marrin pjesë në këto shfaqje, bie në sy prezenca e 4 tigrave, njëri prej tyre i bardhë, racë e rrallë kjo. Si për ironi, tigrat janë akomoduar pikërisht në pjesën ku bëjnë stërvitje edhe elbasanasit dhe kjo gjë është kaluar sigurisht me humor në kampin verdheblu, të cilët me batutë shprehen:

"Të bësh stërvitje me tigrat nuk të ndodh çdo ditë, por nëse duam të marrim pikë në Gjirokastër duhet të luajmë në fushë si tigra". Por, gjithashtu, interesant është fakti se grupimi ultras i tifozëve e ka emrin "Tigrat verdheblu" dhe, në mungesë të tyre, stërvitjet e skuadrës i ndjekin tigrat realë.12721548_552835181556750_237653630_n Lleshi - Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori i skuadrës së Elbasanit, Jurgen Lleshi, shprehet se në Gjirokastër është e vështirë për të dalë me një rezultat pozitiv, por Elbasani nuk ka frikë askënd. Sipas tij, verdhebluve u kanë mbetur 9 finale deri në fund dhe do të mundohen të marrin pikët që u duhen për mbijetesën.

"Kundërshtari meriton respekt sepse ata kryesojnë grupin tonë dhe normal që do të kërkojnë të marrin fitoren përballë nesh, për më tepër që luajnë në fushën e tyre. Ne jemi të fundit në klasifikim dhe kemi për detyrë që në përfundim të kampionatit të jemi mbi dy vendet e fundit dhe kjo arrihet edhe duke marrë pikë ndaj kryesuesve në transfertë.

Çdo ndeshje që ka mbetur ne e shohim si një finale dhe e kemi të qartë që në këto javë të mbetura çdo pikë ka vlerë, ndaj edhe në Gjirokastër do të luajmë për të marrë pikë. E marrim ose jo, këtë do ta tregojë fusha", u shpreh mesfushori Lleshi. Verdheblutë e nisin fazën e tretë të kampionatit me një "malore" në Gjirokastër, por në vazhdim bëhet më i lehtë, pasi rivalët direkt në garën për mbijetesë i presin në shtëpinë e tyre.