E RRALLË/ Boksieri nga Azerbajxhani feston me flamur shqiptar (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Boksieri nga Azerbajxhani, Makhmud Muradov, ka fituar titullin ndërkombëtar në "MMA". Pas fitores kundër kampionit çek në "VKN", Tomash Kuzhela të shtunën e kaluar, ai ka festuar me flamurin shqiptar të mbajtur në duar.
Në kohën kur Muradovit po i jepej "gjerdani i artë" në dorën e tij të majtë, ai mbante edhe flamurin kuqezi, të cilin thuhet se ia ka dhënë biznesmeni kumanovar, Bashkim Qazimi. Ky i fundit është njëherësh edhe sponsor i Muradovit.
Në videon e publikuar në kanalin "Youtoube", shihet edhe se si sportisti feston me flamurin në duar, ndërsa të pranishmit brohorasin suksesin e tij.