e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Durres, 12 te arrestuar brenda dites

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Durres, 12 te arrestuar brenda dites
Në qytetin e Durrësit blutë kanë ndërmarre një operacion në kërkim të personazhit të ngjarjes së Shijakut, 17-vjeçarit Ledio Krasniqi, dhe ndërkohë mësohet se kanë mbetur në rrjetën e policisë rreth 12 persona. Nga këta sipas policisë, 5 janë arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje; 3 të arrestuar në flagrancë për vjedhje; 1 shtetas i arrestuar për kanosje për shkak të detyrës së punonjësve të Policisë; 2 persona të shpallur në kërkim të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh dhe 1 person i  shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Ky ka qenë bilanci  i punës  gjatë 24-orësh i shërbimeve të 3 komisariateve të Policisë që operojnë në Qarkun e Durrësit. Policia ka bërë me dije se më datë 21 shtator u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake i shtetasit Xhimi Buna, 34 vjeç, lindur e banues në Durrës. Këtij shtetasi, ditën e sotme, në lagjen Nr.2 të qytetit Durrës, në afërsi të institucionit të Prokurorisë së Rrethit, gjatë një kontrolli personal të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet në trup një pistoletë Ekol Special  9mm, të cilën e mbante pa leje. Arma e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimit laboratorik.

Ndërkohë mësohet se gjatë orëve të pasdites u arrestua në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake shtetasi Qazim Daci, 61 vjeç, banues në fshatin Budull Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet e sekuestrua një armë zjarri, pushke model 56. Edhe në zonën Kodër Rrushkull është bërë arrestimi ne flagrance per veprat penale “Mbajtje pa leje e armeve te zjarrit” dhe “Prishje e qetësisë publike” i shtetasve: Çlirim Hysa, 19 vjeç dhe Gentjan Toçi, 19 vjeç, banorë të kësaj zone. Të dhënat e nxjerra nga hetimi nxjerrin në pah faktin se me date 20.09.2012, ne fshatin Sukth i Ri, gjatë një grindje të çastit me 15-vjeçarin G.M., kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë.

Policia ka bërë me dije se edhe në Shënavlash është arrestuar një person me armë. Sipas të dhënave të policisë, rreth  orës 13:00, u be arrestimi ne flagrance për veprat penale  “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake ”i shtetasit Enver Balla, 50 vjeç, banues ne Shenvlash Komuna Rrashbull Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 19.09.2012, rreth orës 23:30, ne fshatin Shenvlash, pas nje konflikti per motive te dobëta ka kanosur me arme zjarri shtetasin Xh.D., 62 vjec, banues ne Shenvlash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në orën 14:00 të ditës së Enjte ,kanë  bërë kapjen e personit të kërkuar Albert Cani, 24 vjeç, banues në Hamalle Durrës. Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit  Sh. Lamçe, 62 vjeç, banues në Tiranë. Nga një kontroll i ushtruar paraditen e së enjtes, në vendrojen e fabrikës së Tullave në fshatin Bubq, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, 3 krëhëra dhe 8 copë fishekë.