Duka: 'Loro Borici' vitin tjeter, ne janar prishet 'Qemal Stafa'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për t’i dhënë fund ngërçit që ka bllokuar punimet në stadiumin “Loro Boriçi” shkoi vetë në Shkodër. Përpara se të takohej me anëtarët e Këshillit Bashkiak, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka inspektoi rikonstruksionin e impiantit që ka ngelur në vendnumëro për shkak të firmës së munguar në kontratë.
Duka ka sqaruar edhe një herë pretendimet e Federatës, ndërsa ka theksuar se mosmarrëveshjet me Bashkinë e Shkodrës kanë bllokuar financimin e UEFA-s.
Optimist se gjithçka do të zgjidhet, Duka ka vendosur fillimin e vitit të ardhshëm si afat për përfundimin e punimeve.
Ndërkohë nga Federata Shqiptare e Futbollit zbardhen të tjera detaje sa i përket stadiumit të ri të kombëtares që do të ndërtohet në Tiranë dhe për të cilin pritet të shpenzohen 50 milionë euro.
Prishja e impiantit ekzistues “Qemal Stafa” do të nisë janarin e ardhshëm, teksa përfundimi i tij do të kërkojë një periudhë dy vjeçare.
Po ashtu, konfirmohet projekti që parashikon një kapacitet me 22 mijë vende, me tribuna të mbuluara dhe hapësira të tjera shumë funksionale.