Duka: Ky do te jete sezoni i tifozeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Duka në 360 gradë për futbollin. Numri një i FSHF-së, ka vendosur të flasë për gjithçka në këtë fillim e sezoni jo vetëm për kampionatin shqiptar, por edhe kombëtaren. Jo vetëm që pranon por është i bindur se ky do të jetë sezoni i tifozëve. I tifozëve në shkallët e stadiumit, që i japin çdo gjë futbollit, sepse pa ata ky sport nuk do të kish kuptim. Ai pranon se paçka problemeve të ndryshme që ka futbolli, mes klubeve, FSHF-së apo edhe individëve, ky sezon do të jetë më i mirë se ai i shkuari. Në rrëfimin e tij të gjatë, Duka prek pothuajse të gjitha temat, të cilat në këtë moment janë në qendër të vëmendjes. Duke filluar që nga Partizani, një çështje me të cilën është marrë shumë, por që ka gëzuar një tifozëri të panumërt, sepse të kuqtë do të jenë dhe nuk do të shuhen.
Por jo vetëm kaq. Do të ishte shumë pak, sepse investimet tek ligjshmëria juridike e futbollit, investimet në infrastrukturë dhe financat, janë një aset që po rritet dita-ditës. Duka nuk harron t’u japë përgjigje edhe temave të sikletshme si ajo e aludimeve për trukime, duke pranuar se FSHF ka bërë atë që i lejon rregullorja dhe tashmë është koha e organeve të tjera që të thonë fjalën e tyre. Nuk mbetet pas në fjalët e tij edhe çështja e dhunës dhe sesi duhet të minimizohet, duke kontribuar të gjithë. Sigurisht ndryshimi i strukturës nuk mund të anashkalohet dhe Duka shpjegon, përse ndryshimi në dy vite do të jetë kaq i madh, nga 14 në 10 skuadra. Këto dhe të tjera, në një intervistë për futbollin shqiptar të këtij fillim sezoni.
Zoti president sezoni i ri ka nisur. Një mendim tuajin për këtë kampionat të ri?
Kampionati i ri që sapo ka nisur mendoj se do të jetë një eveniment i rëndësishëm për futbollin shqiptar. I fortë në aspektin sportiv dhe i respektueshëm në planin profesionist. Më bën përshtypje tepër pozitive prania e një numri të konsiderueshëm sportdashësish në tribunat e stadiumeve tona. Në këtë start të Kampionatit të ri kam ndjekur nga afër dy ndeshje Vllaznia – Skënderbeu në Shkodër dhe Kukësi – Luftëtari në Kukës realisht jam emocionuar nga mbështetësit e shumtë që e duan futbollin e qytetit të tyre. Kjo përbën garanci për të ardhmen e futbollit tonë.
- Cilat janë të rejat për këtë kampionat te 74-rt nga ana e FSHF-së dhe çfarë mendoni se duhet përmirësuar nga sezoni i shkuar?
Të rejat e Kampionati t të 74-rt, janë shtrirë në disa drejtime kryesore. Më të prekshmet, janë investimet në infrastrukturën për futbollin shqiptar, të cilat nuk kanë reshtur asnjëherë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe këtë ju mund ta shihni lehtësisht në shume terrene e stadiume të Shqipërisë. Konkretisht, presin të fillojnë sezonin e ri fusha të reja ne Ballsh, Burrel e Himarë. Sisteme të reja të ndriçimit në Kavajë, Elbasan e Fier. Pjesa tjetër është e lidhur me licencimin e klubeve, të drejtën televizive që sjell të ardhura për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, përmirësimi i rregulloreve, përgatitja e të gjithë sistemit të drejtësisë për të qenë koherent me aktivitetin, angazhimi i plotë i Komitetit të Arbitrimit në të tre hallkat e tij arbitra, vëzhgues e delegatë etj, etj... . Realisht mund të them me bindje që është sezoni i përgatitur më mirë se kurrë.
- Vjet ju si institucion iniciuat një reforme juridike për kthimin e klubeve në shoqëri të ligjshme. Sivjet, po shohim që këto shoqëri me probleme nuk regjistrohen nëse nuk plotësojnë kushtet e licencimit si rastin e Kamzës apo edhe Partizanit. Një tjetër reformë për të mirën e futbollit?
Reformat që ne kemi aplikuar deri më tani kanë qenë në bashkëpunim të plotë me propozimet e UEFA-s dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi. Strategjia jonë ka qenë dhe do të jetë forcimi i institucionit qendror të futbollit nëpërmjet forcimit të anëtarëve tanë. Siç dihet, ne vijmë nga një sistem totalitar ku klubet e futbollit ishin thjesht një nocion dhe nuk ekzistonin si entitet më vete. Pikërisht, në të konsiston reforma jonë që klubet të kenë një formë të qartë juridike në përputhje me ligjet e vendit. Hapi i pari ishte ky që ju thatë, i cili do të pasohet me kontrollin e funksionimit real të këtyre shoqërive. Me objektiv që një klub futbolli të jetë rentabël dhe të mos kemi klube me humbje apo piramida. Kuptohet që në këtë proces do të ketë edhe firo apo eliminime për të gjithë ata që nuk do t’i rezistojnë dot rregullave e ligjeve.
- Shumë skuadra të superligës në start kanë deklaruar pretendimet e tyre për titullin. Por nga merkatoja që kanë bërë cilat shihni ju si pretendente?
Pretendentet për titullin kampion do të profilizohen në rrugën e gjatë të Kampionatit të Kategorisë Superiore në bazë të investimeve që kanë bërë për të qenë në vendet e larta të renditjes. Parashikoj se gara do të jetë e fortë dhe me rivalitet dinjitoz. Futbolli nuk është shkencë ekzakte. Ndodh shpesh, që fiton ai që ka investuar më pak, e menaxhuar më mirë.
- Sipas mendimit tuaj “kriza ekonomike” ka prekur futbollin shqiptar?
“Kriza ekonomike” tashmë prezent edhe në disa vende të zhvilluara ka gjurmët e saj kudo. Kriza nuk zgjedh që në një derë të trokasë dhe tek një tjetër jo. Ajo si gjithëpërfshirëse në ekonomi ka prekur edhe futbollin, i cili është i lidhur me biznesin, zhvillimin ekonomik, sponsorizimet, donacionet etj. Por më shumë, sipas meje, ka prekur gjendjen emocionale të njerëzve, të cilët e shfryjnë atë në stadium.
- Vjet raportet e UEFA-s dyshonin për ndeshje të kampionatit shqiptar të kuotuara në baste në mënyrë të padrejtë, por asgjë konkrete?
Këtë fenomen UEFA po e lufton shumë fort në të gjitha vendet e kontinentit me anëtarët e saj. Ajo ka ngritur sistemin RADAR, i cili përgatit raporte për takimet e dyshuara për fiksim rezultati, duke u bazuar në lëvizjet e kuotimit pranë kompanive të basteve. Në të gjitha rastet e dyshuara nga UEFA bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë i hapur, transparent dhe ligjor. Për të gjitha rastet është zhvilluar hetimi sportiv, ku janë marrë në pyetje pjesëmarrës në këto ndeshje, ka vepruar Komisioni i Etikës pranë FSHF-së. Është proceduar në Prokurori për të zbuluar të vërtetën. Gjithçka do të bëhet konkrete vetëm kur të shprehen instancat që përmenda më sipër.
- Sezonin e kaluar pati disa raste jo të pëlqyeshme në fushat e lojës, për sa i përket disiplinës. I druheni faktit se duke qenë se zbresin 4 skuadra një kategori më poshtë lufta do të jetë më shumë se e ashpër. Cila do të jetë përgjigja e FSHF-së në këto raste?
Organet e drejtësisë sportive kanë zbatuar me përpikëri rregulloret dhe kanë marrë shumë masa ndëshkimore. Por me gjithë ndëshkimet që janë shumë parandaluese kjo varet shumë dhe nga qëndrimi i klubeve. Klubi nuk duhet të presë komisionin e disiplinës për një veprim të dhunshëm, por duhet ta dënojë vetë atë, fatkeqësisht kemi shumë raste kur klubet u kundërvihen këtyre komisioneve. Të gjithë duhet të ndihmojnë mbarëvajtjen, e zhvillimin e lojës. Klube, futbollistë, trajnerë, tifozë. –
Viti i fundit me 14 ekipe më pas me 12 ekipe. Nuk funksionoi skema me dy faza e 14 ekipe apo ajo me 12-të është më e mirë për superligën dhe garën?
Skemat janë dhe do të mbeten gjithnjë në funksion të cilësisë sportive. Me 14 skuadra e me 2 faza u konstatua që numri i ndeshjeve për Kampionatin e Kategorisë Superiore ishte i vogël. Vetëm 26-të. Ne të gjithë sezonin, për të qenë konkurrent në futbollin e sotëm është i domosdoshëm numri i ndeshjeve të luajtura. Përveç kësaj, duke iu referuar përvojës sonë, por edhe asaj ndërkombëtare të vendeve të vogla si Shqipëria, gjithçka na çon në përqendrimin e cilësisë sportive në më pak skuadra, e me më shumë takime. Kështu që vendimi ynë është që pas 2 sezonesh të luajmë me 10 skuadra ne superiore .
- Një kategori e parë që nis, por që ka emra të mëdhenj brenda saj. Një mendim tuajin?
Kam besim të plotë se do të jetë një garë interesante në Kampionatin Kategorisë së Parë. Më vjen mirë, dhe mendoj jo vetëm unë, që futbolli ynë po shkon drejt një unifikimi për sa i takon cilësisë, përgatitjes dhe interesimit rreth ndeshjeve në të gjitha kategoritë. Emra të mëdhenj apo emra të vegjël, në futboll janë të gjithë të barabartë përballë ekonomisë së tregut ku gjithçka varet në kërkesë – ofertë, menaxhim – administrim dhe përgatitje tekniko-taktike.
- Kemi mësuar se keni qenë njeriu kryesor që bëri të mundur që Partizani të merrte pjesë në kampionat. Ishte e vështirë dhe mendoni se çështja Partizani është mbyllur përfundimisht?
Jam marrë shumë e vazhdoj të merrem me këtë çështje. Duke pasur parasysh historinë e mbështetësit e shumtë që ka kjo skuadër, kemi pasur vetëm një qëllim. Partizani të luajë futboll e të mos shuhet. Kemi bërë gjithçka e do vazhdojmë ta bëjmë për të siguruar mbijetesën e këtij emri të madh
Stadiumi, Duka: Burokraci pa fund, të mos humbasim më kohë
Pas eliminatoreve të shtatortetorit të gjithë presin që futbolli shqiptar të nisë një erë të re, për sa i përket investimeve në infrastrukturë. Dihet që gjiganti “Qemal Stafa” është epiqendra, sepse ai do të rindërtohet. Por shumë aludime ka. Do të prishet, s’do të prishet. Do të ndërtohet stadiumi i ri? Kur do të fillojë ndërtimi? Këtyre hamendësimeve u jep "dritë" presidenti i federatës, Armando Duka edhe pse ai pranon se gjërat nuk janë të thjeshta dhe se duhet të ndërhyjë shteti për të mos humbur më kohë me burokraci të kota. “Dëshira dhe objektivat e Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë FIFA, UEFA janë të qarta për ndërtimin e një impianti të ri për futbollin shqiptar. Por nuk mjafton vetëm kaq për të pasur këtë vepër madhështore dhe bashkëkohore. Dua t’ju sjell vetëm një fakt për të kuptuar humbjen e kohës. Me gjithë insistimin tonë akoma stadiumi nuk na është dorëzuar. Burokraci pa fund nga MTKRS e METE. Interesimi për kombëtaren është vetëm për një vend në tribunë. I bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesin lojën magjike’,-ka mbyllur Duka temën e stadiumit që duhet se do të marrë sërish jo vetëm kohë e shkrime, pasi ende asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim.
“Brazili, udhëtimi më i ëndërruar i jetës time dhe i shqiptarëve”
“Duhet të fitojmë në ndeshjen e parë. Nuk më intereson Zvicra. Është betejë për t’u fituar. De Biazi? Profesionist. Skuadra nuk duhet të trembet, e të mos futemi si gjeneralë në fushën e lojës”
Nuk kishte si të mos mungonte në një intervistë të tillë edhe opinioni i presidentit të FSHFsë për kombëtaren. Për kuqezinjtë që nisin një aventurë të re plot risi nga trajneri e deri tek lojtarët. Me një fjali ai shpreh atë që të gjithë presin. Shpresën për një udhëtim drejt Brazilit. Një ëndërr sa për një jetë të tërë, të çdo tifozi të kombëtares shqiptare, si vetë ai. Sa për të tjerat, tek kuqezinjtë, Duka, pranon kombëtarja është e vërtetë se ka kaluar në një periudhë rinovimi dhe se duket kohë për kolaudim. Por tek përfaqësuesja është pikërisht, ajo, koha që mungon. Dhe ai e di mirë këtë gjë. Skuadra sipas tij duhet të reagojë, dhe me anë të zemrës e sakrificës, që është veçoria e skuadrës tonë, të bëjë të pamundurën për të marrë rezultate të mëdha. Në filozofinë e tij kuptohet qartë se kurrë nuk duhet të mbivlerësosh veten. “Duhet të hysh në fushë si ushtar, që të dalësh si gjeneral. Po hyre si gjeneral e ke të sigurt që del si ushtar”,-pranon bosi i futbollit shqiptar. Dy fjalë për De Biazin dhe një gjysmë këshillë që të mos tregohet italian si në ndeshjen me Moldavinë. Gjithsesi, kjo skuadër ka bekimin e tij, duke nënkuptuar se tashmë fjalën e ka skuadra në fushën e lojës që në ndeshjen e 7 shtatorit me Qipron.
- Kombëtarja ka luajtur në gusht një miqësore dhe nuk është se ka kënaqur plotësisht. A shihni ndonjë problem në këtë skuadër?
Ndeshja e gushtit ka zbehur disi paraqitjen pozitive ne dy ndeshjet e muajit maj kundër Katari e Iranit. Vërtet kjo është një skuadër me disa ndryshime në përbërje, por unë nuk mendoj se arma jonë kryesore ka qenë ndonjëherë kualiteti i futbollistëve. Kombëtarja jonë ka qenë dinjitoze në saj të kolektivitetit, zemrës e ndjenjës së sakrificës. Dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, nëse udhëhiqet nga këto karakteristika. Në futboll është e thjeshtë: duhet të hysh në fushë si ushtar, që të dalësh si gjeneral. Po hyre si gjeneral, e ke të sigurt që del si ushtar.
- Më 7 shtator Qiproja dhe me pas Zvicra. Mendoni se skuadra jonë është gati?
Përballje shumë të rëndësishme. Koha e programi i ndeshjeve nuk pyet nëse je apo s’je gati, por të thërret në fushë. Dhe kur fusha të thërret ke vetëm një detyrë. Të luftosh me gjithçka e të bësh më të mirën. Në futboll duhet të mendosh ndeshjen e radhës, dhe kombëtarja jonë duhet të fokusohet tek anti-Qipro.
- Zvicra një ndeshje e vështirë ku duhet të luajmë kundër disa “shqiptareve”. Në favorin apo disfavorin tonë ky fakt?
Preferoj të fokusohem tek Qipro. Betejë për t’u fituar.
- Çfarë prisni nga skuadra në 4 ndeshjet e para eliminatore?
Pres mobilizim, impenjim maksimal, të kënaqë tifozët e shumtë dhe sa më shumë pikë të fituara.
- Me grupin ku bëjmë pjesë dhe skuadrën tonë, kemi shanse për të shkuar në Brazil?
Do të ishte udhëtimi më i ëndërruar i jetës time. Nuk e mohoj që është një objektiv i skuadrës tonë përfaqësuese, ndërsa për skuadrat e grupit tonë mendoj se janë të “voglat” më rrezikshmërinë më të madhe. Le t’i vlerësojmë në masën reale të tyre.
- Një opinion për De Biazin dhe punën e tij deri më sot?
Trajneri De Biazi është një profesionist i vërtetë, i cili ka treguar deri tani një nivel të lartë përgatitjeje, mobilizimi e përzgjedhjeje. Me mbështetjen e të gjithëve parashikoj një ecuri interesante të kuqezinjve. Kundër Moldavisë ishte pak italian(qesh).