Dritero Agolli: Pa protesta nuk do te kishte viza, as integrim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Patriarku i Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, ka apeluar dje ndaj klasës politike që të gjendet konsensus për zgjidhjen e krizës politike që vijon prej muajsh në vend. Në 79 vjetorin e ditëlindjes së tij, poeti dhe shkrimtari i madh tha se duhet t'i jepet fundit kapitullit të gjatë të përplasjeve, pasi, sipas tij, ka qenë rraskapitës dhe nevojitet një rrugë përmes të cilës t'i jepet drejtim krizës aktuale. Por, kurrsesi, ai nuk përjashton përdorimin e protestave për zgjidhen e situatës, pasi i vlerëson si një barometër i rëndësishëm që tregon nivelin e demokracisë. "Disa tani thonë se pse duhet të ketë protesta. Por, protesta, demokracia duhet të ketë. Po të mos kishte protesta, në këto 20 vjet që jemi, nuk do të jepeshin as vizat, nuk do të jepej as afrimi në Bashkimin Evropian. Nuk do të kishte integrim se do të thoshte Bota dhe Evropa që të kanë mbyllur gojën dhe kushedi se çfarë kanë që mbyllin gojën", - deklaroi ai.
Megjithëse i konsideron protestat si shumë të rëndësishme, Dritëroi sugjeron që gjithçka të bëhet në sasinë e duhur. Duke iu referuar nisjes së protestave të Partisë Socialiste, të parashikuar javën e ardhshme, patriarku socialist shprehet se po të ketë gjithnjë demonstrata, atëherë populli nuk do të punojë. "Protestat në demokraci janë të domosdoshme. Por, siç thotë populli: "Gjella me kripë dhe kripa me karar." Se po të bëjmë gjithnjë protesta dhe demonstrata, nuk do të punojnë. Atëherë populli do të mbetet i varfër, nëse nuk punon, t'i marrim nga arat të gjithë, t'i lirojmë dhe t'i themi hajde të dilni ditë për ditë. Kështu që, edhe ato të tepruara nuk shkojnë", - shprehet figura historike e Partisë Socialiste, Dritëro Agolli.
Por, larg vëmendjes së tij nuk kanë qëndruar dhe akuzat e shumta të bëra nga partitë politike në adresë të kundërshtarëve politikë, duke kërkuar nga prokuroria që të mos ketë frikë dhe të veprojë për vërtetimin e akuzave. Për sa i përket luftës së fundit politike, ku palët akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion, patriarku i Partisë Socialiste kërkoi që kjo situatë të përfundojë. "Të gjithë këto që bëhen, që thamë ne që nxjerrin fletërrufe të shkruara, kurse në socializëm ishin fletë të varura në mure, këto janë të varura në dorë, janë njëlloj. Kjo situatë duhet të mos jetë e tillë, të merret prokuroria dhe të mos kenë frikë nga pushtetet dhe nga njerëzit që janë në fuqi, por ata duhet të jenë shumë të mençur që këtë fenomen ta mbyllin", - shprehet Dritëroi.
Megjithëse qëndron i mënjanuar larg skenës politike shqiptare, këshillat e patriarkut socialist gjithnjë kanë qenë të çmuara dhe të bëra në kohën e duhur. Prej zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe deri më tani, politika shqiptare ka vijuar të trashëgojë një krizë të vazhdueshme, që ndonëse muajt kalojnë, mosmarrëveshja midis palëve mbetet po ajo, hetimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare
Këtu s'do të jem, do jem larguar/Nën tokë i tretur si të tjerët/ Në kafenenë e preferuar/ Nuk do më shohin kamarierët/ Dhe nëpër udhët ku kam ecur/ S'do ndihet kolla ime e thatë/ Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur/ Një qiparis si murg i ngratë...Po kur të jesh mërzitur shumë/ Në raft të librave kërkomë/ Atje i fshehur do të jem unë/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
E kush tjetër përveç Dritëro Agollit do të thurte këto vargje të poezisë kult "Kur të jesh mërzitur shumë". Figurë emblematike e letërsisë dhe e politikës, Dritëro Agolli mbushi 79 vjeç. I lindur në Menkulas të Devollit, pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës dhe më pas studimet e larta për Letërsi i mbaroi në Petërburg. Punoi shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet '60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombës, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli s'ka pushuar së qeni një poet mjaft popullor, që s'mban kurrfarë distance me lexuesin e thjeshtë; që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore. Dritëro Agolli është një shkrimtar i mësuar me "goditje rrufesh". Në vitin 1965, një plenum i posaçëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për letërsinë dhe artet, e kishte kritikuar në raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erërave të dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonëse periudha e liberalizmit në kulturë (1972-1974) e gjeti "në pozita të shëndosha" (sapo kishte botuar poemën "Baballarët", që evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", që botohej pjesë-pjesë në revistën "Hosteni", u ndërpre me porosi nga zyra të larta të shtetit. Ndonëse nuk e reshti krijimtarinë, pesha e fjalës së Dritëroit u ndje në momente kyçe të historisë shqiptare të 20 viteve të fundit. Ai është figura emblemë e të majtës shqiptare, duke përcjellë mesazhet për dashurinë për vendin, njëri-tjetrin dhe jetën.