e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Drejtesia kthehet ne vend, CAS i jep 3 piket Shqiperise per ndeshjen me Serbine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Drejtesia kthehet ne vend, CAS i jep 3 piket Shqiperise per ndeshjen me Serbine

Shqipërisë i rikthehet drejtësia. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i ka dhënë 3 pikët Shqipërisë në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë në 14 tetor 2014, pas dhunës së tifozëve vendas ndaj lojtarëve të kombëtares në fushë.

Lajmi është bërë zyrtar nga burime të sigurta të FSHF-së. Në këtë mënyrë, Shqipëria shkon në kuotën e 10 pikëve në renditje n e grupit I, aq sa Danimarka dhe shpresat për një kualifikim direkt janë edhe më të mëdha.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s na i kishte hequr 3 pikët, duke ia dhënë fillimisht Serbisë dhe hequr më pas sërish.

Më pas, Gjykata Sportive e Lozanës, e kishte shtyrë vendimin dy herë, për të vendosur përfundimisht sot në favor të Shqipërisë.

Me 4 shtator kuqezi do të luajnë ndeshjen e radhës në Danimarkë për Euro 2016, një sfidë vendimtare, ku një fitore do të sillte parakalimin ndaj skandinavëve. Pastaj, në datën 7 shtator presim Portugalinë e Ronaldos, në 8 tetor ndeshja e kthimit në Shqipëri kundër Serbisë dhe në fund takimi në Armeni, e cila nuk ka tashmë asnjë objektiv për “Euro 2016″.

Tashmë, kombëtarja është thuajse e kualifikuar në ndeshjet e “play off”-it për Kampionatin Europian, por shpresat janë të mëdha që të kualifikohemi edhe direkt.

Menjëherë pas këtij lajmi të mirë për të gjithë shqiptarët, kryeministri Edi Rama ka shkruar në “Tëitter” një mesazh përshëndetës: “Super! Ja ç’dmth drejtësi evropiane. 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Serbi”.