Dortmundi mund Mainzin, fitozët vdesin në stadium (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Borusia e Dortmundit fitoi 2-0 ndaj Mainzit, por një tragjedi në stadium bëri që futbolli të kalonte në plan të dytë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy tifozë pësuan atak kardiak dhe njëri prej tyre ndërroi jetë. Kjo ngjarje bëri që në stadium për pak kohë të dominonte heshtja.
Tifozët e njërit prej stadiumeve më të zhurmshëm në botë nuk festuan me ngritjen e banderolave të tyre të zakonshme. Pas përhapjes së lajmit për vdekjen e të moshuarit, tifozët kënduan në kor në shenjë respekti frazën e famshme "You'll never walk alone".
Ndërkaq, fitorja e Dortmundit u mundësua nga dy gola të Reus dhe Kagaëa-n. Më këtë rezultat, Dortmundi ngushton diferencën me 5 pikë larg Bajernit të Mynihut në vendin e parë të Bundesligës.
