Dortmundi eliminon Bajernin nga Kupa e Gjermanise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë nga Borusia e Dortmundit, vetëm pak ditë pasi u shpall kampion i Bundesligës.
Të dielën skuadra e Pep Guardiolës fitoi Bundesligën, ndërsa mbrëmjen e së martës u largua nga Kupa e Gjermanisë.
Kualifikimi i Dortmundit kaloi nëpërmjet pikës së bardhë të penalltive, ku djemtë e Jurgen Klopit u treguan më të saktë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1. Bajerni kaloi i pari në avantazh me Robert Levandovskin, ndërsa Dortmundi barazoi shifrat me Pierre-Emerick Aubamejang në minutën e 75-të.Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat dhe ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minutat e shtesës nuk mjaftuan për të vendosur finalistin e kupës.
Pas goditjeve të penalltive, bavarezët zhgënjyen totalisht duke mos shënuar asnjëherë, ndërsa Dortmundi shënoi dy herë. Të mërkurën në mbrëmje do të mësohet edhe finalistja tjetër e Kupës së Gjermanisë, e cila do të jetë në mes Arminia Bielefel dhe Volfsburgut.