'Dora e Zotit', sherri vazhdon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shumë pak njerëz e dinë që “Dora e Zotit” e Maradonës përveçse eleminoi Anglinë në Botërorin e vitit 1986 shënoi dhe fundin e karrierës së arbitrit tunizian Ali Bin Nasser dhe anësorit bullgar Bogdan Dotchev.
Vitet e fundit të dy gjyqtarët kanë akuzuar njëri-tjetrin për gabimin që u shkatërroi karrierën. “Dotchev prej tre vitesh më dërgon letra ku më thotë se ishte vetëm dora e Shilton, nuk e pashë dorën e Maradonës”, ka deklaruar para pak ditësh arbitri tunizian Bin Nasser. Menjëherë është përgjigjur bullgari Dotchev duke thumbuar Bin Nasser për një gjykim të dobët. “Bin Nasser nuk ishte i përgatitur për të gjykuar një ndeshje kaq të rëndësishme. Si mund të ishte në fund të fundit? Ai deri në atë moment kishte arbitruar vetëm deve në shkretëtirë”, tha Dotchev.