e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Djemte e deputetit te PDK-se rrahin policin, Prokuroria i liron

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Djemte e deputetit te PDK-se rrahin policin, Prokuroria i liron
“A e dini djemtë e kujt jemi, kush guxon të na arrestojë”, u kishte thënë Guximi policëve mëngjesin e 15 shkurtit. Policët e kishin marrë vesh se ishin djemtë e Adem Grabovcit, por njëri prej djemve të tij e kishte grushtuar policin.

Që policia ta merrte vesh se të kujt ishin djemtë arogantë, ishte përkujdesur vetë i ati i tyre, deputeti Adem Grabovci. Ai kishte shkuar personalisht natën në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës. Të kujt janë e kishte marrë vesh edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Merrushe Llugiqi, e cila i kishte urdhëruar policët e Stacionit të Fushë-Kosovës që të lironin Ngadhnjim (21) dhe Guxim Grabovcin (19).

Ky i fundit është djali i vogël i deputetit të PDK-së, dhe s’ka hezituar të sulmojë fizikisht të premten e kaluar policin për shkak se policia kishte ndaluar vëllanë e tij, Ngadhënjimin.

Prokurores i është hedhur i gjithë faji nga Policia e Kosovës, se pse nuk ishin arrestuar të dyshuarit, të cilët i kishin shkaktuar një të çarë mbi sy policit Avni Selaci duke e sulmuar në vend të punës, shkruan koha.net.

Përveç lirimit të menjëhershëm pas dhënies së deklaratave nga të dyshuarit, sulmin kundër personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo e ka kualifikuar si kundërvajtje e jo si vepër penale të dënueshme deri në 8 vjet burgim.