e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Djaloshi qe shkelmoi Hazard eshte biri i nje milioneri (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Djaloshi qe shkelmoi Hazard eshte biri i nje milioneri (FOTO)
Një nga kryelajmet e ditës së sotme ka qenë sulmi me shqelma që i bëri futbollisti i ekipit të Çelsit, Eden Hazard, një djaloshi që kujdeset për topat anash fushës. Pasi e shqelmoi në brinjë djaloshin e topave, që po vononte lojën, Hazard mori karton të kuq. Mediat britanike shkruajnë se djaloshi 17 vjeçar, Charlie Morgan, që u bë i famshëm në Britani e më tej, është biri i një milioneri nga Uellsi. Ai bën një jetë luksi, ndërkohë që punon edhe si djalosh topash në stadiumin e Suonsit. Babai i tij është në bordin e drejtorëve të ekipit. Martin Morgan është njeriu i 32-të më i pasur në Uells. Pasuria e tij llogaritet në mbi 42 milionë sterlina. Ai ka në pronësi hotele dhe disa firma të pasurive të paluajtshme.

I biri i tij, përpara se të shkonte në ndeshje, shkroi në Tëitter se po shkonte të çonte dëm ca kohë. Një shok i tij tha se ai mund të jetë djaloshi i topave më i pasur në botë. Në internet ai ka postuar foto nga pushimet e tij luksoze, duke udhëtuar me klasin e parë dhe duke konsumuar shampanjë të shtrenjtë.