e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Diten e krimit ndodhej ne Irlande, por Greqia e denon me 18 vjet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Diten e krimit ndodhej ne Irlande, por Greqia e denon me 18 vjet
Një shqiptar është dënuar me 18 vjet heqje lirie në fillim të këtij viti në Greqi, për një grabitje të kryer gjatë kohës që ai ndodhej në Irlandë. Emigranti Mark Marku është i martuar me një shtetase irlandeze, Xhuli Orajli, mësuese e diplomuar në Universitetin e Dublinit në Irlandë. Grabitja ka ndodhur në qytetin e Rrethimons në Kretë, në 3 maj të vitit 2010, por sipas “The Sunday Times” është zbuluar se Marku ka qenë faktikisht në Irlandë në atë datë.

24-vjeçari shqiptar u padit për pjesëmarrje në një bandë, e cila ka kryer plaçkitje të një dyqani bizhuterish bashkë me nëntë persona të tjerë, vjedhje makinash, armëmbajtje pa leje, si dhe posedim droge.  Paneli prej tre gjyqtarësh e ka shpallur fajtor Markun për të gjitha akuzat, përveç asaj të posedimit të drogës.  Është mësuar se ditën e krimit, Marku ka qenë bashkë me gruan e tij në “Co Carlow” të Irlandës dhe ai sapo kishte filluar punë në hotelin “Mount Wolesley”.

Markut iu ofrua puna si kamerier me kohë të pjesshme si provë, punë të cilën e ka filluar në datën 3 maj, sipas konfirmimit të menaxherit të përgjithshëm të hotelit “Gerry Lavin” dhe dokumentet zyrtare të hotelit tregojnë se atij i është dhënë një përqindje shtesë në rrogë për atë ditë pune. Sipas gruas irlandeze të Markut, Orajli, ai ka udhëtuar për në Kretë tek vëllai i tij në 18 maj, çka vërtetohet nga biletat e avionit.

Këto bileta janë paraqitur edhe në procesin gjyqësor, të cilat janë hedhur poshtë si të falsifikuara. Gruaja irlandeze e Markut pretendon se burrit të saj nuk iu bë një proces i ndershëm gjyqësor, për shkak të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Kretë. Pak kohë më parë, një tjetër shqiptar në Britani u akuza për një vrasje, për të cilën ai nuk ishte fajtor, pasi ndodhej në Angli në momentin e veprës penale dhe jo në Itali, për të cilën ai u dëmshpërblye.