Dinamo 'prenoton' renien ne Kategorine e Pare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në pritje të firmosjes së kontratës me Agjencinë e Sporteve për shfrytëzimin e ambienteve të klubit për të zhvilluar të paktën stërvitjet, Dinamo e sheh veten në mëshirë të fatit. Të gjithë yjet që luanin me blutë gjatë sezonit të kaluar janë larguar, ndërsa skuadra thuajse është “shkrirë”. Në stërvitje dalin vetëm disa futbollistë të rinj, që punojnë në mënyrë individuale.
Skuadra, që në janar të këtij viti kushtonte në merkato plot 6 milionë e 350 mijë euro, tashmë vlen vetëm disa mijëra euro, nëse me zemërgjerësi përllogaritet vlera e talenteve të akademisë. Merkato është në ditët e fundit dhe deri më tani, ekipi kryeqytetas duket se ka prenotuar rënien në Kategorinë e Parë. Në letër ata janë skuadra më e dobët dhe vetëm një mrekulli në fundin e merkatos mund t’i shpëtojë nga fati që pësoi Partizani.