Diego Simeone suspendohet per tete ndeshje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diego Simeone është suspenduar për tetë ndeshje pas reagimit të tij ndaj gjyqtarit të katërt gjatë fitores së Atletico Madridit në Superkupë përballë Real Madridit. Menaxheri i Atleticos u suspendua herët në ndeshjen e zhvilluar në Vicente Calderon, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 1-0.
Por suspendimi i tij do të vazhdojë edhe në tetë ndeshje. Katër ndeshje janë për shkak se ai kishte prekur zyrtarin, dy për shkak se kishte protestuar, një sepse kishte duartrokitur vendimin dhe një tjetër për shkak se kishte dhënë instruksione pasi ishte suspenduar.
Ndëshkimi i argjentinasit përfshin edhe një ndëshkim në para prej 4,805 euro derisa Atletico po ashtu është ndëshkuar me 2,800 euro. Simeone ka 10 ditë të bëjë ankesë ndaj ndëshkimit, i cili vlen për çdo ndeshje që zhvillohet nën organizmin e Federatës Spanjolle të Futbollit. Argjentinasi do të qëndrojë jashtë fushe edhe në ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallecano për shkak të një suspendimi që daton që nga sezoni i kaluar. Ai u suspendua edhe gatë disfatës nga Real Madridi në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Ai do të zëvendësohet nga asistenti i tij German Burgos.