e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Diego Lopez: Largimi i Murinjos, nje humbje e madhe per Realin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diego Lopez: Largimi i Murinjos, nje humbje e madhe per Realin
Portieri Diego Lopez është ndoshta një prej të paktëve që e ‘qan’ largimin e Hoze Murinjos nga Real Madrid. Dhe jo më kot në fakt, duke qenë se portugezi e solli atë tek Reali, duke e bërë portier titullar dhe duke lënë në stol Iker Kasijasin.

“Ai do të jetë një humbje e madhe për Madridin. Murinjo është një trajner i shkëlqyer dhe ka bërë gjëra të mëdha për karrierën time.

Unë planifikoj të vazhdoj të qendroj këtu. Mendoj se konkurrenca ndërmjet portierëve është pozitive dhe gjithmonë jam përpjekur t’i bëj gjërat sa më mirë që mundem.

Tashmë kam thënë se secila minutë te Real Madridi është e artë dhe prandaj dua ta shfrytëzoj secilin rast që më jepet për të luajtur”, ka thënë Diego Lopez, i cili ka arritur të lërë në stol një prej portierëve më të mirë në botë, Iker Kasijasin.