e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Di Mateo: Nuk na duan se fitojme trofe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Di Mateo: Nuk na duan se fitojme trofe
Trajneri i Çelsit, Roberto Di Mateo, ka treguar se ai nuk po synon që të fitojë adhurimin ndërkombëtar me skuadrën e tij, por të vazhdojë të fitojë trofe ashtu si në sezonin e kaluar.

“Kur je një skuadër fituese, nuk të duan asnjëherë”, tha trajneri italian pas fitores ndaj Arsenalit që mbajti Çelsin në vendin e parë në renditjen e kampionatit. Por tekniku italian ka arritur të paktën të marrë mbështetjen e opinionistëve, pasi ka arritur të ndërtojë një skuadër cinike të cilën e menaxhon shumë më mirë sesa paraardhësi i tij, Andre Vijas Boas, i cili u mundua të rinovonte skuadrën “me dhunë”. Jo rastësisht, asnjë polemikë nuk është dëgjuar në ambientin e bluve, ndonëse Frenk Lampard kalon pjesën më të madhe të ndeshjeve në pankinë

“Sezoni sapo ka filluar dhe kemi luajtur vetëm 6 ndeshje. Kemi patur një fillim të mirë. Koha për t’u vlerësuar është kur të kemi mbërritur në gjysmën e dytë të sezonit”, tha trajneri duke komentuar situatën që po kalon Çelsi

“Për momentin nuk gëzojmë admirimin  të tjerëve. Skuadrat që fitojnë trofe nuk kanë fituar dashuri ndërkombëtare në historinë e futbollit. Barcelona është fantastike, por është një model unik që askush deri tani në botë nuk ka arritur të replikojë”, tha ai duke iu referuar suksesit të katalanasve që fitojnë trofe dhe tifozë sa herë që zbresin në fushë.