e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Derbi vishet bardheblu, Kamza fiton mes dramacitetit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi vishet bardheblu, Kamza fiton mes dramacitetit

Fitore dramatike e Ka mza Basket përballë Teutës. Në ndeshjet e javës së 15-të të Superligës vendësit luajnë mirë e me entuziazëm dhe arrijnë t'i vendosin në vështirësi kamzalinjtë. Tirana basket kamzaFundi është mjaft emocionues, pasi vetëm disa sekonda nga përfundimi i kohës gjithçka ishte në baraspeshë.

Më pas gabimet personale dhe administrimi i duhur i kohës nga lojtarët e Kamzës u dha këtyre të fundit fitoren në shifrat 64-68. Shkodranët bënë detyrën ndaj Flamurtarit.

Vendësit kanë fituar pa probleme me rezultatin 82- 55 dhe duket se tashmë kuqeblutë kanë lënë pas problemet që patën në lojë. Vllaznia ka dominuar ndeshjen dhe ka marrë një fitore të merituar ndaj vlonjatëve, duke treguar se është një pretendente kryesore për fitimin e titullit. Edhe më të lehtë e pati Tirana në derbin me Partizanin në "Asllan Rusi", që triumfoi 101-50, duke realizuar dyfishin e pikëve të të kuqve. Për "Demat" po ndihet edhe më shumë makthi i rënies nga Superliga.

Epërsia 18-0 në periodën e parë pas "breshërisë" së trepikëshave të Laskut dhe Voglit konfirmoi se kjo ndeshje nuk do të kishte histori. Pika e parë për Partizanin erdhi nga gjuajtjet e lira pas pesë minutave lojë me kapitenin Ismeti, i cili nuk iu shmang as teknikës në periodën e parë. Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte trepikëshi i Sukajt në "frymën" e fundit që vulosi treshifrorin. Flamurtari për femra i këtij sezoni është një "blind" në parket. Edhe pas ndeshjes së javës së 16-të nuk ka asnjë ndryshim në renditjen e femrave. Vlonjatet vijojnë të dominojnë kampionatin duke mos pësuar ende asnjë humbje. Dramatike ka qenë edhe fundi i sfidës së zhvilluar në "Farie Hoti".

Vendëset e trajnerit Borova kryesonin 72-71, kur në sekondën e fundit Zykaj lëshon "bombën" për tri pikë dhe bën mrekullinë 72-74. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Goga Basket ka nisur me një minutë heshtje në nderim të trajneres së volejbollit, Alda Kaçorri, e cila u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Vajzat e Vllaznisë të basketbollit kanë luajtur me shiritin e zi në krah në kujtim të figurës së Kaçorrit. Sa i përket ndeshjes, Vllaznia ka humbur përballë durrsakeve me rezultatin 66-87, ndaj një ekipi që synon fitimin e titullit kampion. Surpriza e kësaj jave është fitorja e parë sezonale e Elbasanit, që mundi Skënderbeun në Korçë me shifrat 73-58. Skënderbeu pa lojtaren kryesore Eda Llazari vijon të pësojë disfatë pas disfate.

Në përfundim, Gjika për korçaret është shënuesja më e mirë me 17 pikë dhe Qosja për miket me 30 pikë. Skënderbeu për meshkuj ka fituar "derbin" e fundit të renditjes për Kategorinë e Parë, teksa dje ka mundur në Korçë Eagles në një ndeshje me emocione.

Në 10 minutat e fundit loja është dramatike teksa tri minuta nga fundi Skënderbeu kryeson 58-47, por kjo nuk mjafton. Janë miqtë që me anë të gjuajtjeve për tri pikë arrijnë të afrohen ndjeshëm, por në fund fitojnë të zotët e shtëpisë 63-61.

PARTIZANI-TIRANA 50-101
(5-33, 9-19, 25-25, 11-24)
PARTIZANI: Bardhi (6), Troja (7), Çela, Laçi, Gozhdari, Pylla (3), Divitaraj, Dervishi (8), Uruçi (18), Ismeti (8), Xhunga, Selimaj. Trajner: E.Ismeti
TIRANA: Vaqarri (8), Vogli (20), Hysa, Mara (11), Lasku (36), Hasani (16), Lilaj (5), Sukaj (5), Coco. Trajner: R.Avrami
GJYQTARË: M.Kasemi, A.Bejko, J.Gokaj

TEUTA-KAMZA BASKET 64-68
(17-14, 15-15, 10-24, 22-15)
TEUTA: Gorea, Ndreko, Aliaj, Daliu, Strazimiri, Llazani, Thano, Veselagu. Trajner: N. Milatoviç
KAMZA BASKET: Hamata, Shestani, Birçaj, Karaj, Oruci, Fjolla, Muhametaj, Gjoka, Roshi. Trajner: A.Muhametaj
GJYQTARË: G.Cici, E.Hoxhaj, G. H o x h a

TIRANA-FLAMURTARI 72-74
(16-17, 17-26, 19-7, 20-24)
TIRANA: E.Bujari (35), A.Aliaj (14), Gjoni, G.Bujari (4), Hoxhaj (17)/Duqi, E.Aliaj (2). Trajner: E.Borova
FLAMURTARI: Palko (19), Myrto (5), Kostallari (14), Zykaj (16), Plasa (16)/D.Hasanaj (4), Rrapaj. Trajner: V.Toska
GJYQTARË: G.Cici, A.Bejko

SKËNDERBEU-ELBASANI 58-73
(18-17, 13-27, 17-9, 10-20)
SKËNDERBEU: Haris (15), Doja (2), El. Papa (16), S. Papa (8), Gjika (17) / Toska, Pëllumbi, Aliu, Shallo, Hysenllari. Trajner: Em.Papa
ELBASANI: Karaj (2), Sulenji (3), Qosja (30), Ahmetaj (12), Shabani (14) / Zenuni (12), Rusta, A. Xhyra, Vyshka, Gjata, Selko. Trajner: E.Xhyra
GJYQTARË: O.Kasmi, Y.Harasani

VLLAZNIA-FLAMURTARI 82-55
(24-20, 26-6, 22-13, 10-16)
VLLAZNIA: Berdica, Arra, Faslia, Gjonaj, Rrashketa (U aktivizuan: Alen, Tinaj, Taraboshi, Xhokoviç, Bekteshi, Dod Lekndreaj, David Lekndreaj). Trajner: B.Gjeçaj
FLAMURTARI: Kaso, Beko, Sotiri, Kollovi, Dede (U aktivizuan: Todi, Gani, Nuredini). Trajner: V.Birçaj
GJYQTARË: E.Koçi, A.Dulçe, E.Tiko

VLLAZNIA-GOGA BASKET 66-87
(13-30, 16-12, 12-23, 25-32)
VLLAZNIA: I.Dashja, Mustafa, Basha, Çoçja, Berrania, A.Dashja. Trajner: R.Rasha
GOGA BASKET: Përmeti, Turçinoviç, Xhanaj, Popoviç, Mehmeti (U aktivizuan: Baraj, Memushi, Qypi, Dishnica). Trajner: A.Greva
GJYQTARË: E.Koçi, A.Dulçe

SKËNDERBEU-EAGLES 63-61
(12-17, 21-17, 18-13, 12-14)
SKËNDERBEU: Thanas (7), Simaku (8), Habip (24), Topi (6), Duci (16) / Gërmenji (2), Bala, Gj.Nika, Terolli, J.Kristo, I.Kristo, Qazimllari. Trajner: I.Nika
EAGLES: Prodani (8), Tufa (15), Çaçi (15), Zelaj (8), Kala (11) / J.Dashi (2), Adili (2), Tice, Skëndaj, Xhemali, Hasa, Nallbani. Trajner: J.Dashi
GJYQTARË: O.Kasmi. Y.Harasani

Përgatiti: R.Gjini/S.Nikshiqi/Ll.Saro