e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Derbi i kryeqytetit, ndryshojne tribunat per tifozet e kuq

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi i kryeqytetit, ndryshojne tribunat per tifozet e kuq

Ndryshojnë tribunat në dispozicion të tifozëve të Partizanit për derbin ndaj Tiranës, që do të luhet të hënën (ora 14:00) në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Klubi bardheblu, si organizator i ndeshjes, bën me dije se pas një takimi mes drejtuesve të lartë të policisë dhe KF Tiranës sot në “Selman Stërmasi”, është kërkuar nga forcat e rendit të ndryshohen sektorët e tifozëve të Partizanit për shkaqe sigurie. Policia ka kërkuar që grupimet ultras të dy tifozërive të mos qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, ndaj mbështetësit e ekipit mik do të kenë tribunat B1, B2, H1,H2.

Pra ndarja përfundimtare e tribunave do të jetë:

Sektorët bardheblu
Tribuna A1 (2500 lekë)
Tribuna A2 (2000 lekë)
Tribunat C1/C2 (600 lekë)
Tribunat D1/E/F/G1 (600 lekë)
Tribuna D2/G2 (500 lekë)

Sektorët e Partizanit
Tribuna B1 (2500 lekë)
Tribuna B2 (2000 lekë)
Tribuna H1 (600 lekë)
Tribuna H2 (600 lekë).