e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Derbi i Romes, Cana lojtari me i mire per Lacion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi i Romes, Cana lojtari me i mire per Lacion

Lorik Cana është konsideruar nga mediat italiane, si lojtari më i mirë për Lacion në derbin e djeshëm me Romën. Por, kjo nuk mjaftoi që Lacio të shmangte humbjen 2-0. Kapiteni i kombëtares është shfaqur shumë i mërzitur për humbjen, duke thënë se Lacio nuk tregoi vendosmërinë e duhur në fushë.

“Mund të them se ata shënuan duke shfrytëzuar rastet që kishin. Ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo ishte diferenca. Pastaj i kuqi mbylli çdo gjë. Sa për mbrojtjen mund të them ka pasur çaste të mira dhe të tjera për t’u parë. Dhamë maksimumin në fushën e lojës. Nuk mundëm të barazojmë rezultatin, por tani të shohim përpara. Performanca ime? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra kur kam humbur. Por, e përsëris na mungoi ai përqendrimi i fundit që të mos pësonim gol. Thjesht kjo është historia, që nuk ka lidhje as me finalen e Kupës. Unë jam mirë këtu tek Lacio. Është nga ato klube ku ke dëshirë të qëndrosh dhe unë personalisht ndihem shumë mirë”, ka thënë Lorik Cana pas ndeshjes me Romën.