Del Boske: Nuk pendohem per skemen ndaj Italise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Visente del Boske është kritikuar shumë kohët e fundit për skemën e praktikuar kundër Italisë, duke mos aktivizuar asnjë sulmues të mirëfilltë që nga minuta e parë. Disa specialistë futbolli kanë deklaruar se ishte tekniku i përfaqësueses fajtori që iberikët nuk arritën të fitojnë.
Gjithsesi, 61- vjeçari ka deklaruar se nuk do ndryshonte asgjë nga moduli që praktikoi në ndeshjen e parë të Evropianit: “Është normale që pas një rezultati jo shumë të mirë, njerëz të ndryshëm të kritikojnë apo shpalosin idetë e tyre të kundërta me të miat. Nuk më shqetësojnë aspak, pasi unë gjithnjë i marr vendimet me vetëdije të plotë. Italia është një skuadër shumë e mirë dhe unë nuk jam penduar që luajta me Fabregasin si sulmues. Ajo skemë ishte idealja për të përballur vrullin e kundërshtarit në minutat e para. Po të rikthehesha, nuk do ndryshoja asgjë nga ai modul loje”, – nënvizoi Del Boske. Për sa i përket ndeshjeve të radhës, ai pranoi se mund të ketë ndryshime:
“Unë mundohem ta përshtat ekipin në varësi të kundërshtarit. Duke ditur mënyrën se si rivali ynë do luajë, atëherë do ketë edhe ndryshime në skemën që do praktikoj. Nuk përjashtohet mundësia që të luaj me skemën 4-2-3-1 dhe jo 4-3-3, si kundër Italisë”. Në fund, ai komentoi kundërshtarin e radhës, Irlandën: “Janë energjikë dhe agresivë në lojën e tyre. Duhet të përgatitemi që të luajmë me përqendrim dhe ritëm të lartë nga fillimi deri në fund. Është një ndeshje ku nuk na lejohet asnjë hap fals”.