Debate ne KZAZ- ne numer 52
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në KZAZ-në numër 52 në njësinë bashkiake numër 8 Tiranë, ka pasur debate të ashpra mes komisionerëve të dy koalicionëve të mëdha. Debati është ngritur për në lidhje me 4 fletë votimi që sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të pavlefshme. Janë 4 fletë votimi që i përkasin kandidatit të Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama por që sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të pavlefshme. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, në një prononcim për Ora News, ka deklaruar se kontestimi i komisionerëve demokratë ka të bëjë me vulat që ndodhen prapa fletëve të votimit.