18.480 vota te pavlefshme ne Tirane
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka konfirmuar se në Tiranë ka pasur rreth 18480 vota të pavlefshme që vijnë nga të gjitha KZAZ-të. Ky numër votash të pavlefshme është i rëndësishëm po të kihet parasysh se gara për Tiranën lëviz me dhjetra ose disa qindra vota midis dy kandidatëve Basha dhe Rama.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se për votat e pavlefshme do të merret një vendim më vonë. Ndërkohë thembra e Akilit për fitoren e Tiranës do të jetë njësia 5 ku vazhdon numërimi. Zv.ambasadorja amerikane Debora Jones dhe zyrtarë të ambasadës amerikane vizituan të enjten këtë njësi për të parë nga afër proçesin e numërimit të votave.