De Jong: Mund te kualifikohemi edhe me kater pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
”Naixhel del Jong ka nisur të bëjë llogari për kualifikimin dhe në fakt, ai mendon se nuk duhet të shqetësohen për kalimin në fazën tjetër. Sipas mesfushorit, “tulipanët” i kanë në dorën e tyre shanset për të qenë në çerekfinale dhe ndaj nuk duhet të shqetësohen.
“Për të kaluar fazën në grupe mund të mjaftojnë edhe katër pikë, ndaj nuk duhet të shqetësohemi, pasi kemi dy ndeshje në dispozicion. Sigurisht që janë sfida të vështira, por ne jemi të aftë t’i fitojmë të dyja. Ndaj gjermanëve nuk duhet të ndihemi nën presion”, – tha lojtari i Sitit. Për sa i përket humbjes kundër danezëve, ai shtoi: “Të gjithë janë shokuar, por e vetmja zgjidhje për ne është që ta lëmë pas krahëve dhe të fokusohemi te dy përballjet e ardhshme”.