De Biazi ve veton: Ne sulm vetem me Canin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i ekipit kombëtar, Xhani De Biazi, edhe pse nuk rri në kryeqytetin tonë, në të vërtetë është gjatë gjithë kohës në kontakt me lojtarët e ekipit përfaqësues dhe natyrisht po sheh nga afër formën e tyre. Tekniku ka vlerësuar pozitive nivelin e performancës të shfaqur nga lojtarët që luajnë në kampionatin zviceran dhe shkon shpesh në këtë vend duke ndjekur lojtarët që luajnë atje, përfshi këtu jo vetëm lojtarët nga Shqipëria,
por edhe ata nga Kosova. Në pamje të parë trajneri duket se ka mbetur i kënaqur nga pjesa më e madhe dhe i zhgënjyer nga lojtarët e kampionatit shqiptar, por deri më sot, edhe pse kanë kaluar afro katër muaj që ka marrë zyrtarisht drejtimin e përfaqësueses, asnjëherë nuk ka folur me emra të përveçëm. Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit theksuan dje se trajneri nuk është aq pasiv sa duket dhe aq i urtë” sa është shfaqur në media. Në miqësoren e 29 shkurtit të zhvilluar në Tbilisi, ai ka mësuar shumë dhe në konfidencë është shprehur se në ndeshjet e ardhshme ka një panoramë më të qartë për lojtarët dhe mënyrën e tyre të lojës, duke nënkuptuar se është i gatshëm të pretendojë shumë më tepër. Por që ta bëjë këtë ai ka vendosur të bëjë një transformim rrënjësor të skuadrës.
Në të vërtetë të gjithë prisnin që stafetën ta merrnin Hyka, Bakaj etj, si më të rinj të angazhuar në Kombët5are, por ka ndodhur e kundërta, pasi janë disa elementë të tjerë të rinj që kanë spikatur dhe ai do ta ndërtojë të ardhmen e skuadrës të bazuar pikërisht te këta lojtarë. Bëhet fjalë për një grup futbollistësh jo më shumë se 24 vjeç, tek,sa shumica janë nga 19-22 vjeç. Në këtë grup përfshihen Çani, Sadiku, Januzi, Zeqiri, Semina, etj, lojtarë që nuk kanë qenë ftuar më parë në Kombëtare, por që për De Biazin janë në formë, në rritje e sipër dhe të motivuar për të pasur një shkëlqim më shumë se modest.
Çani, preferenca e parë e sulmit
Edhe pse nuk e ka shprehur në media, trajneri Xhani De Biazi, duke ardhur nga shkolla e njohur teknike italiane e futbollit, që i kushton rëndësi parësore mbrojtjes, ka vendosur që të krijojë një skuadër ku si sistem taktike loje (skema) të ketë sulmin me një lojtar. Pra do të ketë vetëm, një futbollist sulmues në formë pyke dhe për këtë pozicion De Biazi ka gjetur dhe lojtarin ideal. Nuk është as Bogdani e as Salihi., ai është Edgar Çani, një sulmues shtatlartë, i fuqishëm dhe i shpejtë, që luan aktualisht me Polonian e Varshavës por që mund të kthehet sezonin e ardhshëm te Palermo në Serinë A. De Biazi ka mbetur i mrekulluar nga ky futbollist dhe meqë e aktivizoi vetë i pari në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, sulmuesi e justifikoi plotësisht besimin, duke shënuar madje golin e nderit për Shqipërinë në këtë ndeshje miqësore. Çani është vetëm 22 vjeç dhe ka premisat për t’u bërë një lojtar shumë i mirë edhe në Serinë A.
Tashmë karriera e tij është në ngjitje, por ajo që bën diferencë te sulmuesi janë përveç tipareve të tij fizike në fushë (shtatlartësia), apo dhe teknike (shpejtësia e përdorimi i topit), edhe përshtatshmëria me skemat e lojës së skuadrës dhe natyrisht një sulmues i formuar në shkollën italiane të futbollit, që kundërsulmin e kanë të llahtarshëm dhe disiplinën taktike një mit. Referuar edhe zërave që dalin nga vetë zyrtarët e FSHF-së, De Biazi e ka vendosur përfundimisht se do të luajë në ndeshjet e ardhshme zyrtare me një sulmues të deklaruar (natyrisht në fushë skemat e lojës ndryshojnë në varësi të rezultatit) dhe për këtë ka preferencë të parë Edgar Çanin. Ai e ka shprehur këtë tek specialistët e FSHF-së, duke “injoruar” në një farë mënyre dy sulmuesit e tjerë të Kombëtares, titullarët Bogdani dhe Salihi. Natyrisht që si Bogdani ashtu dhe Salihi do të ftohen në ekipin përfaqësues për ndeshjet miqësore e zyrtare, por trajneri e ka vendosur tashmë se kë do të ketë preferencë të tij në eliminatoret e ardhshme. Që sot mund të themi pa frikë se në sezonet në vazhdim Edgar Çani do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës kombëtare.