De Biazi: Norvegjia, prove personaliteti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhani De Biazi është i bindur se Shqipëria do të luajë shansin e vet në Oslo, ndonëse fusha do të tregojë në fund se cila prej skuadrave do të dalë e fituar. Në intervistën e fundit para se të linte tokën shqiptare De Biazi ka folur për ndeshjen e sotme. Ai është i bindur se ekipi është gati për të marrë një rezultat të madh në transfertë. “Shkojmë me mendimin për të bërë më të mirën dhe për të marrë rezultat, pastaj do të jetë fusha ajo që do tregojë se kush ishte më i miri, ne apo kundërshtari. Jemi mirë fizikisht, skuadra ka punuar mirë këto ditë.
Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë nesër, sepse kemi nevojë. Nuk duhet t’i bëjmë asnjë dhuratë kundërshtarit në çdo këndvështrim”, është shprehur në fillim teksa po linte tokën shqiptare Xhani De Biazi. Sigurisht Kombëtarja jonë nuk është nga ato skuadra që në transfertë bën namin, gjithsesi ajo këtë herë do të tentojë të bëjë të pamundurën kundër norvegjezëve. “Mentaliteti është që të zbresim në fushë për të luajtur ndeshjen tonë, duhet të kemi respekt por jo frikë për kundërshtarin. Duhet të luajmë siç dimë vetë, të evitojmë situatat e rrezikshme dhe të shfrytëzojmë momentet që do të krijojmë. Kjo është një provë personaliteti dhe skuadra duhet të tregojë identitet dhe se në fushë mund të jetë e barabartë me të gjithë”, është shprehur italiani i pankinës kuqezi. Duket qartë se edhe trajneri e di se ajo që i mungon kombëtares shqiptare është mentaliteti i duhur në transferta, duke qenë se skuadra ndërron fytyrë nga ndeshjet në shtëpi me ato jashtë saj. Larg publikut kuqezinjtë duken të ndrojtur dhe të dorëzuar që në mendim.
Megjithatë De Biazi mendon se në Oslo ekipi duhet të tregojë identitetin e vet dhe të matet si i barabartë me kundërshtarin. Fjalëve u ka ardhur fundi fusha do të tregojë forcën e vërtetë të skuadrës tonë. Kjo e fundit ka lënë Rinasin herët në mëngjes. Me një çarter kuqezinjtë kanë ndaluar në Oslo në një kohë e cila nuk ishte nga më të mirat. Rreth orës 12.45, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në aeroportin e kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo. Gjithsesi kuqezinjtë janë gati për sfidën e 5-të të këtyre eliminatoreve për në Botëror. Për të tjerat takimi është sot ora 19:00.
Basha debuton me kuqezinjtë
Formacioni i sotëm kundër norvegjezëve nuk është se do të ndryshojë shumë nga eksperimentet që janë bërë në Durrës gjatë ditëve të grumbullimit. Kështu Etrit Berisha është i konfirmuar në portë. Në mbrojtje rikthehet Dallku, Agolli e Cana, Mavraj. Andi Lila, Roshi, Basha dhe Bulku në mesfushë. Ndërkohë që në sulm mund të kemi dyshen Çani-Salihi. Gjithsesi ky formacion mund të ndryshojë në momentet e fundit. Gjithçka është për t’u zbuluar. Ndërkaq në stol pritet të jenë shumë futbollistë, duke filluar nga Ujkani e deri tek Bogdani.
Olsen: Me Shqipërinë luajmë vendin e dytë
Egil “Drillo” Olsen është i bindur se Shqipëria është një kockë e fortë. Trajneri i kundërshtarëve tanë edhe një herë ka vënë alarmin për skuadrën kuqezi. Sipas Olsenit, Shqipëria jo vetëm që është e rrezikshme për ndeshjen e sotme, por gjithashtu edhe është kundërshtare e norvegjezëve. Dhe jo për 90 minuta por fushatën eliminatore për në Botëror. Sipas trajnerit të Norvegjisë skuadra kuqezi është në luftë për vendin e dytë në grup. “Nëse Zvicra shkëputet në vendin e parë, konkurrenti më i fortë për vendin e dytë është Shqipëria dhe Norvegjia. Ky është një motiv më shumë për të treguar sesa vlejmë”, është shprehur Egil Olsen.
85 dollarë një biletë në -5 gradë
Ndeshja e sotme më së shumti do të ndiqet nga 10 mijë tifozë në Oslo. Shumica e tifozëve pritet të jenë vendës, por një pjesë tjetër edhe tifozë shqiptarë. Edhe pse norvegjezëve u duket e pamundur, gjasat janë që në stadiumin e ndeshjes të jenë rreth 1500 shqiptarë të ardhur nga gjithë vendet për rreth Norvegjisë. Një biletë për të parë një ndeshje në -5 gradë kushton 500 kronan(rreth 85 dollarë).