De Biazi: Kjo skuader do te beje çudira
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Tani mund të them se e di cili është ekipi që unë kam”. Ky që flet është Xhani De Biazi dhe kjo është Shqipëria e tij. Numri një i kuqezinjve dje në një konferencë për shtyp ka pranuar se po merr frytet e punës së tij 1-vjeçare. Paçka se kuqezinjtë nuk kanë fituar, ai pranon se skuadra është në rrugë të mbarë. ”Shqipëria tashmë ka një ekip me futbollistë shumë të mirë dhe që kanë të ardhme, por edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë eksperiencë dhe janë shumë të rëndësishëm. Jam i kënaqur nga fryma e grupit që ka kjo skuadër. Çdo lëvizje në fushë, skuadra e mendon dhe vepron në grup. Besoj se kjo skuadër, mund dhe duhet të bëjë më shumë. Një gjë është e sigurt, kemi shumë futbollistë në ekip, dhe do të jetë titullar ai që luan më mirë, ai që është më i zoti.
Duke parë ndeshjen e djeshme(pardjeshme) që e kemi luajtur ndaj kundërshtarëve të fortë fizikisht dhe ne jemi treguar të zotët që nuk luajtëm si ata, pasi ne duhet ta mbështesim lojën tonë te cilësi të tjera, duhet të përdorim mendjen, të luajmë me topa të shkurtër dhe të jemi të shpejtë. Në 20 minutat e para vuajtëm nga frika dhe nuk vumë në jetë këto cilësi pasi vuajtëm presionin e kundërshtarit dhe nëse në fund do të kishim marrë diçka më shumë nuk do të ishte fundi i botës. Mendoj se nëse ky grup lojtarësh nuk dëmtohet ne do t'ia sjellim ngushtë të gjithë kundërshtarëve. Me vjen keq që nuk mund të luajmë përsëri me Zvicrën dhe Islandën.
Po shikoj që ky ekip që më parë nuk mbante topin, tani e kryen këtë detyrë më mirë. Unë kur jam me ta përpiqem t'i mësoj si të luajnë si grup pasi duhet të marrin vendimet në nj kohë të shkurtër kur janë në fushë”,-është shprehur Italian Nuk kishte si të mos mbetej pas çështja e 365 ditëve kuqezi dhe si italian që është ai pranon se tani puna e tij po kthehet pas. “Ka qenë një përvojë e mirë ky vit që kam kaluar me Kombëtaren, por unë nuk mund të kaloj lehtë humbjet. Duhet të mësohem por nuk e kam aq të lehtë. Edhe sot atë humbje me Islandën akoma nuk e gëlltis dot. Ia përsëris edhe miqve të mi, pasi po të luaj me atë ekip dhe të barazoj jam gati të hidhem nga dritarja, pasi aty kemi humbur. Sot do të kishim 9 pikë në vend të 6-të. Edhe gjashtë pikë janë të rëndësishme pasi i kemi marrë duke rritur cilësinë e lojës tonë. Me Qipron që kemi fituar nuk kemi luajtur ashtu si me Islandën apo me Slloveninë. Madje edhe Zvicra që ka lojtarë shumë të mirë nuk na mposhti lehtë”,-ka mbyllur trajneri i kuqezinjve.
Duka: Doja të shënonte Vajushi, De Biazi e ka bërë punën e tij
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka pas ndeshjes me Kamerunin ka qenë i kënaqur nga paraqitja e Kombëtares. Në një intervistë për mediet ai ka pranuar se skuadra pak nga pak po merr formën maksimale. “Sipas meje është një eksperiencë pozitive, i ka shërbyer pozitivisht totalisht skuadrës dhe kryesisht trajnerit për të bërë ato eksperimente që mund të bëhen në një ndeshje miqësore, duke pasur parasysh se nuk mund të lejosh gabosh edhe në rezultat. Ishte një miqësore pozitive, një ndeshje që duhet t’i shërbejë skuadrës në sfidat e ardhshme kualifikuese. Natyrisht që nuk është primar rezultati, por nëse do ta kishim edhe atë, do të ishte diçka më e mirë, por nuk patëm fat ta merrnim. De Biazi dhe gjithë stafi i tij janë shumë të përkushtuar për ta bërë sa më mirë punën. Jo vetëm kaq, por edhe teknikisht besoj se i ka dhënë goxha skuadrës sonë Kombëtare, e ka ndihmuar shumë atë që të ecë përpara dhe gjëja kryesore është se ka bërë një lloj rinovimi, po vijon ta bëjë atë rinovim pa dhimbje të mëdha në rezultat. Pardje do të isha shumë i kënaqur që Vajushi të shënonte. Kjo për të ndihmuar Vajushin që të ecë përpara sesa për rezultatin teknik. Aty ka shumë të rinj dhe të gjithë kontribuojnë maksimalisht. E rëndësishme për ta është vlerësimi që kanë për Kombëtaren dhe dëshira për të dhënë maksimumin”,- është shprehur Duka.
Njëshi i federatës ka zbuluar gjithashtu edhe takimin me presidentin e UEFAs, Mishel Platini si dhe të rejat për stadiumin. “Duke qenë që ndeshja ishte në Gjenevë, presidenti in UEFA-s na ftoi për një drekë në ambientet e UEFA-s, bashkë me sekretarin e përgjithshëm dhe gjatë këtij takimi kuptohet se kemi diskutuar për problematikën tonë aktualisht që është ndërtimi i një stadiumi të ri kombëtar dhe tematika kryesore e bisedës ka qenë mundësia e mbështetjeve financiare, përveç një fondi të cilin tashmë UEFA e ka dhuruar për stadiumin, një shifër rreth 4 milionë euro, por për të dhënë diçka më shumë. Nuk jemi ende në konkluzionet e projektit, por gjithsesi nga autoritetet e UEFA-s na është garantuar mbështetje në mënyra të ndryshme financiare. Ne jemi një proces të stadiumit, kemi përfunduar studimin e fizibilitetit, në këtë javë besoj se do të nënshkruajmë kontratën me një grup konsulentësh, i cili do të përcaktojë skenarin përfundimtar të ndërtimit të stadiumit. Shifra që kërkohet nga federate, kuptohet në bashkëpunim ne FIFA-n dhe UEFA-n, është 10 milionë euro dhe kuptohet që ne po tentojmë për ta garantuar atë dhe presidenti i UEFA-s më ka garantuar që nuk do të na lërë në baltë për ta plotësuar bashkërisht këtë shumë".
Arapi: Ëndërr e çdo futbollisti Kombëtarja
Renato Arapi është ai që ka shkëlqyer të mërkurën në “Stade de Geneve”. Lojtari i kuqezinjve që luajti si titullar duket se ka bindur trajnerin për atë që ka dhënë në fushën e lojës. Në krahun e djathtë dhe të majtë ai ka qenë një “motor” i vërtetë, duke treguar edhe një herë se është nga ata futbollistë të rinj që i duhen Shqipërisë së "re" të Xhani De Biazit.” Është ëndërr e çdo futbollisti që të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Kisha kohë që e prisja këtë rast dhe mendoj se deri diku bëra një paraqitje pozitive. Shpresoj që të jem pjesë e ekipit kombëtar edhe në të ardhmen dhe të jap sadopak kontributin tim. Trajneri pas ndeshjes më tha fjalët më të mira. Më tha që të vazhdoj të stërvitem dhe të vazhdoj me këtë ritëm. Nuk ishte hera e parë që përballë kishim lojtarë të fortë, por sigurisht të kishe përballë Eto ndoshta të ngjallte frikën, por në fushë gjërat ndryshojnë. Mendoj që trajneri po bën shumë ndryshime, por sjell risi. Po bën një punë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur”,-është shprehur ai. Edhe “korçari” tjetër Sabien Lilaj pranon se gjërat në karrierën e tij po shkojnë shumë mirë. Ndeshja me kamerunasit ishte, konfirmimi i punës së tij. “Ishte ndeshja që u ndjeva më mirë pas dy apo tre ndeshjeve të para që ishin të vështira dhe kam pasur emocione.
Sa vjen e po ambientohem me ekipin, ndjehem pjesë e tij dhe mundohem të bëj më të mirën. E përsëris që ishte ndeshja që jam ndjerë më mirë, pavarësisht se kisha probleme në shpatull. Të shënonim edhe një gol do të ishte gjithçka perfekte. Ne punojmë gjithnjë për t’u përmirësuar, për të arritur një objektiv që kemi të gjithë, pavarësisht se do t’ia dalim mbanë apo jo. Mendoj se po rritemi nga ndeshja në ndeshje dhe po afrohen lojtarë të rinj. Trajneri ka një ide në mendjen e tij dhe them se po ia arrin qëllimit. Ishte një ndeshje e mirë ndaj një ekipi si Kameruni që e dimë që është më lart se ne. Të gjithë dhamë maksimumin dhe trajneri ishte i kënaqur. Përballë Etosë ishte një ëndërr. Në fillim të gjithë i kishim sytë tek Etoja, por që me forcën e grupit tonë dhe ai nuk u ndje shumë”,-ka mbyllur Sabien Lilaj.