e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi: Gjeorgjia, eksperiment, por me ne shqiptaret shpresojne

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi: Gjeorgjia, eksperiment, por me ne shqiptaret shpresojne
Nisja zyrtare e aventurës së tij shqiptare ishte Gjeorgjia dhe pikërisht ajo është edhe kundërshtari që trajneri Xhani De Biazi duhet të rindërtojë një start të ri pas një viti eksperiencë në krye të kuqezinjve. Para një viti kishte në dorë një skuadër aq ai nuk e njihte dhe shpresat tona për ndryshimin e madh ishin zbehur. Një skuadër e goditur nga lamtumirat e veteranëve dhe me objektiva të panjohur.

Por për koincidencë të shumë faktorëve, një vit më vonë, Shqipëria duket një tjetër gjë: këtu ndikojnë grupi më i pranueshëm i mundshëm në shortin e eliminatorëve të Botërorit 2014, por edhe një rinovim i skuadrës, që deri tani mban vulën e italianit dhe që ka lënë një shijë të mirë te të gjithë. Xhani De Biazi si njeri i zgjuar në zanatin e tij, nuk e ka anashkaluar këtë.

Por tashmë, trajneri italian i ka objektivat më të qarta. “Kur erdha këtu, askush nuk e dinte rrugën e Kombëtares apo të shpresonte për të shkuar në Brazil, rrëfen prezantimin De Biazi, prezantimin e parë para shqiptarëve. Shumë prej jush ishin në dilemë se si do të vazhdonim më tej, pasi po ndryshonte grupi. Ne jemi akoma në një proces përmirësimi. Duhet të shohim në momentin aktual dhe të kuptojmë që duhet të ecim duke parë drejt të ardhmes. Skuadra që kemi është relativisht e re, me lojtarë me eksperiencë që mund të jenë shembull për të rinjtë që mund ta bëjnë më të fortë këtë skuadër. Të ndryshosh nuk është e lehtë, pasi has vështirësira.

Ne kemi bërë një ndryshim thuajse total dhe kemi ecur mirë, pasi në katër ndeshje nuk kemi pësuar gol. Ka takime ku mund të luajmë më mirë ose më keq. Frytet e punës merren nëse punon më shpesh. Nuk vendosim limite, por do shkojmë sa më larg të jetë e lumtur. Nuk mund të them që do shkojmë në Brazil, edhe pse kemi dëshirë, por do shohim çdo ndeshje me radhë”. Ndeshja e parë e De Biazit kuqezi kundër Gjeorgjisë, një vit më parë (29 shkurt 2012) përfundoi 2-1 në favor të kundërshtarëve, me një rezultat të vendosur në minutat e fundit. Një vit më pas, trajneri italian nuk e sheh të rëndësishëm rezultatin, por thekson se miqësoret shërbejnë për të testuar skemat dhe futbollistë të rinj.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të bërë ndërhyrje në formacion dhe skemat e lojës, pasi këto nuk mund të bëhen në ndeshjet zyrtare, i shpreh De Biazi. Që nga ndeshja e një viti më parë me Gjeorgjinë kemi ndryshuar shumë. Kemi një miks futbollistësh me eksperiencë me ata më të rinj. Kjo ndeshje është një mundësi për të menduar për të ardhmen”. Idetë e italianit shkojnë përtej kësaj miqësoreje, pasi analiza ndalet tek emrat e futbollistëve të grumbulluar, nga justifikimi për Kaçen te lista 35 emërore, por edhe ata që përtej dëshirës së tij mungojnë në sfidën ndaj Gjeorgjisë. Ndërsa për futbollistët e Superiores, thekson se i ka grumbulluar për të marrë më shumë eksperiencë. Tekniku kuqezi mbështet rregullin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, për “përjashtimin” e futbollistëve që refuzojnë ftesat e Shqipërisë, pasi sipas tij, në radhë të parë vlen sa e ndien flamurin kuqezi, pastaj vijnë të tjerat.