De Biasi tregon prapaskenen per Hysajn Duka me cilesoi te cmendur

De Biasi tregon prapaskenen per Hysajn: Duka me cilesoi te cmendur

Vazhdojnë elozhet për mbrojtësin kuqezi, Hysaj që është pjesë e ekipit të Napolit në Itali. Pas paraqitjes mjaft të mirë përballë Juventusit, shqiptari ka marrë përgëzimet e stafit teknik, drejtues, por edhe specialistëve të Serie A.
 
Ndërkohë që nuk kanë munguar fjalët pozitive edhe nga trajneri De Biasi, i cili tregon edhe një parapaskenë për aktivizimin e lojtarit për herë të parë në kombëtare.

“Hysaj për herë të parë në kombëtaren shqiptare ka luajtur në Norvegji, debutoi me fitore.
 
Pas ndeshjes, presidenti i federatës Duka më tha: Je çmendur, ke futur në fushë një tetëmbëdhjetë vjeçar! Hysaj është një lojtar i madh, ai vetëm duhet të luajë në rolin e tij”deklaroi tekniku.
 
Aventura e re te Napoli sipas De Biasit do ta ndihmojë Hysajn për më shumë përvojë, pasi luan me kampionë të mëdhenj dhe në një stadium ku më parë ka luajtur Maradona.
 
“Napoli nuk e ka frikësuar atë, përkundrazi, i ka dhënë më shumë forcë dhe unë mendoj se është në rrugën e duhur, sidomos në krahun e djathtë, një rol që e ka më natyrshëm.
 
Në planin difensiv, Napoli i Sarrit ka bërë më mirë sesa ai i Benitez, sepse sulmi, siç e dimë, ka qenë përherë lart, por nuk e prisnim të pësonte pak gola dhe natyrisht tani me siguri do ta shohim më lart në klasifikim”përfundoi tekniku i kombëtares shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama