e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Danimarka rreh ne shtepi Serbine, kryeson Grupin I

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Danimarka rreh ne shtepi Serbine, kryeson Grupin I

Serbia do ta ketë mision të pamundur kualifikimin në “Euro 2016”, pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Danimarka. Danezët fituan 3-1 në stadiumin e Partizanit të Beogradit përballë një Serbia të çorientuar dhe pa tifozë, për shkak të pezullimit të UEFA-s. Serbët kaluan në avantazh që në minutën e katërt të takimit me Zoran Tosiç dhe gjithçka u duk se ata do të bënin ligjin në shtëpinë e tyre.

Pas një pjese të parë me këtë rezultat, 45-minutëshi dytë ishte plotësisht për danezët, të cilët për 25 minuta përmbysën gjithçka. Niklas Bendtner barazoi shifrat në minutën e 60-të dhe vetëm dy minuta më vonë Simon Kjaer përfiton nga hutimi i mbrojtjes vendase dhe i jep kryesimin (2-1) danezëve. Goli i tretë u shënua sërish nga Bendtner në minutën e 85-së. Pas kësaj fitoreje Danimarka ngjitet në krye të Grupit I me 7 pikë, ndjekur  me 6 pikë nga Portugalia e cila fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Armenisë. Kristiano Ronaldo ishte autori i golit të vetëm (72’) të takimit të vështirë për andaluzianët.

Portugalia ngjitet kështu në vendin e dytë duke lënë Shqipërinë në të tretin me 4 pikë. Me këtë gol Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për kampionatet evropiane. Ai ka shkuar në kuotën e 23 golave të realizuar deri më tani, një më shumë sesa ish sulmuesi i Danimarkës, John Dahl Tomason.