Dani Alvesh: Dyshja Mesi-Neimar do te jete nje bombe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi brazilian Dani Alvesh, mendon se dyshja e sulmit të Barcelonës, që sezonin e ardhshëm do të përbëhet nga Lionel Mesi dhe Neimar, do të jetë e jashtëzakonshme. “Ata do të jenë bombë sezonin e ardhshëm. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar që ai të na bashkohet, pasi jam i sigurt se ai është lojtar i madh.
Ata do të kenë lidhje shumë pozitive. Neimar është i lumtur që do të luajë me Mesin. Nuk do të ketë problem, sepse ekziston hapësirë për të gjithë”, është shprehur Alvesh për mediat braziliane. Për Neimar ka pasur dyshime deri më tani, në lidhje me ambientimin me futbollin europian, po përaqitja e shkëlqyer e tij në Kupën e Konfederatave duket se ka shuar çdo zë kritik.