e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dani Alvesh: Barça, skuadra qe duhet mundur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dani Alvesh: Barça, skuadra qe duhet mundur
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, është i vendosur të provojë se kjo është ende skuadra më madhe e futbollit botëror. Braziliani nuk tronditet nga dështimet e sezonit të kaluar dhe u kujtoi njerëzve që katalanasit janë ende Kampionë Bote në fuqi, pasi fituan Botërorin e Klubeve në Japoni një vit më parë.

“Mbetemi skuadra për t’u mundur, pasi jemi skuadra më e mirë në botë. Ne jemi ata që në fanellë mbajmë logon që na dallon si kampionë bote”, tha futbollisti për faqen e internetit të klubit.

Katalanasit përfunduan sezonin e kaluar në vendin e dytë në kampionat dhe sipas Alvesh, kjo i ka bërë më të uritur për suksese.

“Pres me padurim fillimin e sezonit. Titullin në sezonin e kaluar e humbëm pasi nuk ishim aq të mirë sa skuadra që përfundoi kampionatin e para. Nuk ka justifikime në klubin tonë, thjesht duhet të përmirësohemi”.

“Për ne është njëlloj si të mundohemi të mbrojmë titullin, ashtu edhe të mundohemi ta rifitojmë atë. Jam i qetë pasi e di se skuadra është konkurruese dhe që kemi mundësitë për të luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm”, tha braziliani, i cili është kthyer përsëri në një personazh kryesor në sk
uadër, pasi trajneri Vilanova hodhi poshtë kategorikisht zërat për shitjen e tij të mundshme.