Dallku: Jane vetem spekulime, nuk largohem nga Kombetarja
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Para miqësores me Gjeorgjinë pësova një dëmtim, që më pengoi të vija, edhe pse tekniku më kishte çuar ftesën”
Mbrojtësi i përfaqësueses sqaron marrëdhëniet e tij me trajnerin Xhani De Biazi
Në tetë vite aktivitet, numëron 59 ndeshje me fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe dy gola të shënuar. Por për Armend Dallkun, ende nuk ka ardhur momenti për ta mbyllur karrierën me përfaqësuesen. Këtë sqarim, mbrojtësi shqiptar i Vorskla Poltava e ka bërë pasi në javët e fundit kanë qarkulluar spekulime të shumta për një tërheqje demonstrative nga Kombëtarja. Opsioni tjetër i dhënë ishte ai i lënies jashtë planeve nga trajneri Xhani De Biazi. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e para pak kohëve e lojtarit kosovar se “të udhëtosh nga Ukraina për t’u aktivizuar vetëm për dhjetë minuta në një ndeshje, nuk është normale”. Ajo që e përforcoi edhe më shumë idenë e një largimi të mundshëm të Dallkut nga ekipi ynë përfaqësues ishte edhe mungesa e tij në miqësoren e 6 shkurtit kundër Gjeorgjisë.
Por vetë futbollisti ka preferuar t’u japë fund spekulimeve. “Nuk është aspak e vërtetë se kam hequr dorë nga kombëtarja, apo nuk kam marrë ftesë që të jem pjesë e saj në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Ky lajm për tërheqjen time nga Kombëtarja ka qenë vetëm spekulim dhe asgjë më tepër”, theksoi Dallku. Mbrojtësi nga Vushtrria ka sqaruar edhe arsyet e mungesës së tij ndaj Gjeorgjisë. “Nuk qëndron as largimi im nga Kombëtarja, e as ajo që nuk jam thirrur nga De Biazi. E vërteta është krejt ndryshe dhe ajo nuk ka të bëjë me asnjërën prej këtyre dy opsioneve. Disa ditë para se të zhvillohej kjo ndeshje, pësova një dëmtim duke luajtur për Vorsklan në një takim miqësor. Ky dëmtim ishte ai që më pengoi të luaja ndaj Gjeorgjisë, e jo siç është shkruar nëpër disa gazeta, se nuk jam ftuar nga trajneri.
Ftesa nga Kombëtarja kishte arritur në klub dhe unë isha i gatshëm të udhëtoj për në Tiranë, por mjekët e klubit më kanë këshilluar që të pushoj të paktën 10 ditë, nëse dua të shërohem. Për këtë e kam njoftuar edhe trajnerin De Biazi”, sqaroi Dallku. Futbollisti i Vorkslas nënvizoi më pas se do të jetë në dispozicion të përfaqësueses, deri në momentin që do të thirret për të qenë pjesë e saj. “Nuk kam asnjë dilemë apo dyshim që t’u përgjigjem ftesave të Kombëtares, nëse ato arrijnë në adresën time. Për këtë jam i gatshëm në çdo kohë dhe çdo vend”. Ndërsa e përforcon këtë me bindjen se do të jetë pjesë e Shqipërisë, në ndeshjet e radhës, miqësoren me Lituaninë më 26 mars dhe atë zyrtare me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Botëror 2014:
“Besoj se do të jem në mesin e të ftuarve për ndeshjet e ardhshme miqësore dhe kualifikuese dhe të jap kontributin tim të zakonshëm në kombëtare. Unë jam i gatshëm dhe pres ftesën e De Biazit”. Në javën e parë të marsit, trajneri De Biazi dhe ndihmësi i tij Tramexani do të udhëtojnë për në Ukrainë për të ndjekur derbin shqiptar të kampionatit futbollit ukrainas mes Vorskla Poltavës së Dallkut e Januzit dhe Çernomorets të Vangjelit e Bakajt. Këtë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi i Kombëtares, Armend Dalku në përfundim të deklaratës së tij.
E ardhmja
“Nuk kam asnjë dilemë apo dyshim që t’u përgjigjem ftesave të Kombëtares, nëse ato arrijnë në adresën time. Për këtë jam i gatshëm në çdo kohë dhe çdo vend”