e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Daja përgëzon skuadrën dhe u bën thirrje tifozëve: Kemi nevojë për ju!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Daja përgëzon skuadrën dhe u bën thirrje tifozëve: Kemi nevojë për ju!

Ilir Daja nuk e ka fshehur gëzimin e tre pikëve të marra në "Selman Stërmasi" në sfidën ndaj Laçit. ilir dajaTrajneri i Tiranës tha për "Super Sport" që kjo fitore është e rëndësishme për bardheblutë ndërsa shpreson në të tjera rezultate pozitive për të arritur objektivat.

Ndër të tjera tekniku i 24 herë kampionëve u bëri thirrjeve tifozëve "Fanatiks" që të rikthehen në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre.

"Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë ndërsa pastaj ja kemi lënë iniciativën kundërshtarit. Nuk kemi ditur të përshtatemi në një terren të rënduar. Më pas nuk e di përse ekipi u tërhoq ndoshta për të ruajtur rezultatin ose për meritë të lojës së Laçit. Por me rëndësi është rezultati, jam i gëzuar për tre pikët e marra".

"Në fazën e dytë kur gjithë kontingjenti ishte në dispozicion kemi bërë një fazë të dytë shumë të mirë pasi kemi patur vetëm një humbje, shpresojmë ta përsërisim dhe në këtë fazë të katërt. Por kjo është e vështirë sepse të gjithë ekipet kanë objektiva, disa për mbijetesë, disa për kampionat dhe Evropë. Por do të përpiqemi të japim maksimumin"

Tifozët

"Është pjesë shumë e rëndësishme e munguar, suport i munguar, besoj se me gjithë rikthimin e kontingjentit në dispozicion, duke pasur një përformancë më të mirë në lojë do të bënim rikthimin e tifozëve. Mbështjeja e tyre më e madhe na duhet brenda stadiumit siç dihet janë një ndër tifozeritë më të mira në vend. Është një lojtar 12 tejet i rëndësishëm për ne".