Dacic: Serbet jane te genjyer me 'Kosova eshte e jona'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi se serbët janë gënjyer kur u është thënë se "Kosova është e jona", duke thënë shenjën e parë të një kthese historike nga Beogradi, ndërsa vendi po përpiqet të hyjë në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Europian. Daçiç deklaroi se Serbia duhet përfundimisht të përcaktojnë "kufijtë realë" të saj.
"Për 10 vjet Kosova ka qenë një tabu. Asnjë nuk mund të thoshte zyrtarisht të vërtetën. Janë treguar përralla. Janë treguar gënjeshtra se Kosova është e jona"- ka shkruar kryeministri serb në të përjavshmen NIN.
Por sot kryeministri Daçiç deklaroi: "Presidenti serb nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri apo ministrat, apo policia e ushtria. Serbët vetëm mund të largohen nga Kosova. Ja sa është e jona Kosova dhe sa kushtetuta e ligjet tona kanë vlerë atje".
Serbia nuk e njeh Kosovën, por ndodhet nën presion për të përmirësuar marrëdhënien me Prishtinën zyrtare për të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve dhe për të dërguar mesazhin e stabilitetit tek investitorët e huaj.