e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

DËSHMIA/ Si ndryshuan planet e terroristëve nga Europiani drejt Brukselit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
DËSHMIA/ Si ndryshuan planet e terroristëve nga Europiani drejt Brukselit

Terroristët e Brukselit nuk kishin ndërmend të godisnin Belgjikën. Sipas gazetës franceze 'Liberation' në fokus të tyre ishte kampionati Europian që do të zhvillohet në Francë nga data 10 qershor deri më 10 korrik.

1327Dëshmia e dhënë nga i arrestuari i fundit pas sulmeve terroriste që ndodhën pak javë më parë në Bruksel, Mohamet Abrini, tregon se në fokus të atentateve të grupit islamist ishin 10 stadiumet e Francës që do të presin finalet e Europianit.

Në këto impiante do të luajë edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Franca është njëra nga dy ekipet e tjera që do të ndeshen me kuqezinjtë.

Sipas hetuesve, grupi kishte lidhje me sulmet terroriste që prekën Francën në 13 nëntor të vitit të kaluar, sulme të cilat shkaktuan 130 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Tre ditë pas publikimit të lajmit se Abdeslam u arrestua dhe po bashkëpunonte me policinë, terroristët e tjerë ndryshuan planet duke planifikuar sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrosë së qytetit; sulme këto që lanë të vdekur 32 persona.

Sipas shtypit ndërkombëtar, hetuesit kanë gjetur lidhje të sigurta mes celulës që qëndronte pas atentateve të Brukselit dhe sulmeve terroriste të nëntorit në Francë.

E përditshmja britanike 'The Guardian', shkruan se të dy këto sulme u organizuan nga ISIS.