Çutra: Nuk ndalemi, jemi super!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kastrioti ka vijuar normalisht përgatitjet për transfertën e radhës, e cila zhvillohet më 2 prill ndaj Adës në "Reshit Rusi".
Ndryshe nga herët e tjera, stërvitja e ditës së djeshme është zhvilluar gjatë paradites, për shkak të festës së "Sulltan Nevruzit". Në një prononcim për gazetën, mesfushori Xhynejt Çutra shprehet:
"Ndeshja ndaj Mamurrasit ishte mjaft e vështirë, pasi kundërshtari kishte ardhur në Krujë me synim për të marrë të paktën një pikë. Megjithatë, me vështirësi arritëm të zhbllokonim shifrat. Kampionati ka hyrë në këtë fazë ku të tilla përballje mbartin shumë vështirësi.
Skuadrat luftojnë për pikë që të mos bien nga kategoria dhe zhvillojnë të tilla ndeshje. Megjithatë, ai takim duhet harruar dhe të shohim përpara për sfidën me Adën. Jam i bindur se do ta ruajmë vendin e parë deri në fund. Kjo skuadër është ndërtuar për të qenë mes më të mirave të futbollit shqiptar".
Përgatiti: Liridon Pasha