e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Curri: Te fitojme ndaj Frances

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Curri: Te fitojme ndaj Frances
Debatik Curri thotë se Shqipëria duhet të luajë për fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Francës nëse dëshiron të ketë shanse për kualifikim.“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët. Duhet të marrim një rezultat pozitiv, që të rrisim shanset për një kualifikim të mundshëm”.

“Lojtarët e Francës janë shumë të fuqishëm e të rëndësishëm, por ne duhet të zbatojmë më së miri detyrat tona”, ka thënë Curri, përcjell Sporti Shqiptar. Kosovari pritet të aktivizohet në mesfushë për takimin e nesërm, pasi kjo pozitë rezultoi pozitive në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Malit të Zi.