e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cungu pezullohet për dy javë, Tirana gjobitet prej Frashërit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cungu pezullohet për dy javë, Tirana gjobitet prej Frashërit

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur sot vendimet lidhur me ngjarjet e ndodhura në javën 21-të të Kategorisë Superiore. Në vendimet e marra sot, bie në sy dënimi i trajnerit shkodran Armando Cungu.Kukesi-Teuta 0-0, Cungu i nxehurTrajneri i Vllaznisë, është dënuar me dy javë pezullim për protesta me fjalë ofenduese ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Ndërkohë edhe klubi i Tiranës është dënuar me 1 mln lek gjobë për veprimin e disa futbollistëve ndaj ish-portierit Stivi Frashëri që nuk i dhanë dorën.

Gjithashtu gjobë me 50.000 lekë për ekipet e Flamurtarit, Vllaznisë dhe Kukësit për ofendime në kor ndaj ekipeve kundërshtare.stivi

Vendimet e plota:
1.KF "Flamurtari", KF "Vllaznia" dhe KF "Kukesi", per shkak te ofendimve ne kor ndaj ekipeve kundershtare, denohet secili me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

2.Tranjeri i KF "Vllaznia", Armando Cungu, per protesta me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.

3.KF "Tirana", per sjellje diskriminuese ndaj kundershtarit, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 57 te KDS.

4.Lojtari i KF "Mamurrasi", Rezart Maho, per goditje me berryl ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

5.KF "Burreli", per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/1.a te KDS.

6.Lojtari i KF "Lushnja", Bekim Kuli, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

7.Lojtari i KF "Elbasani" U-19, Raxhjan Sulkja, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

8.Lojtari i KF "Pogradeci" U-19, Eljo Bego, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.