Cungu: I lumtur për fitoren, vazhdojmë të japim maksimumin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Cungu është shprehur i lumtur për fitoren e thellë të marrë në Pukë ndaj Tërbunit.
Trajneri i Vllaznisë tha se skuadra e tij do të japë maksimumin në ndeshjet në vijim për të arritur rezultate pozitive.
"Isha i bindur që do të vuajmë deri në javën e fundit, por mendoj që kjo fushë është fatsjellëse për ne, pasi këtu kemi luajtur dy fazat e para. Tani duam që të fitojmë edhe në "Reshit Rusi". Do të përpiqemi të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Nëse ka diçka të mirë, janë golat, por e keqja është se sulmuesi ynë Arenc Dibra ka pësuar një dëmtim dhe shpresojmë që të jetë i gatshëm për takimin e radhës".