Cudi shqiptare, futbollistët paguhen si pastrues bore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E rrallë, por e vërtetë. Klubi nuk ka para që të paguajë futbollistët e tij, po ashtu edhe bashkia, që është pronarja e klubit, nuk ka një zë të veçantë në buxhetin e saj, nëpërmjet të të cilit të mund të shlyente detyrimet e prapambetura të lojtarëve të skuadrës së qytetit. Zgjidhja është gjetur nëpërmjet fondit të qeverisë për emergjencën nga moti i keq, ku futbollistët figurojnë se janë paguar për pastrues dëbore. Kjo është çudia e radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.
Futbollistët e ekipit të Gramozit, në dokumente figurojnë se kanë pastruar rrugët e qytetit nga dëbora, në mënyrë që të justifikojnë pagesat e bashkisë për rrogat e prapambetura. Ngjarja ka ndodhur këto ditë dimri me kushte ekstreme që kishte përfshirë rajonin juglindor të Korçës, dhe qytetin e Ersekës, ku një nga shqetësimet jo vetëm të banorëve, por edhe të drejtuesve të bashkisë dhe këshillit bashkiak atje, ka qenë ai i shlyerjes së rrogave dhe detyrimeve për futbollistët.
Për shkak të mungesës së fondeve të duhura për të paguar futbollistët, sidomos ata të ardhur, nga bashkia është gjetur një zgjidhje krejt e veçantë. Në zërin e shpenzimeve të bashkisë për përballimin e situatës së dimrit janë vendosur disa emra futbollistësh. Nuk është e qartë, nëse futbollistët kanë marrë në duar fshesën apo lopatën dhe kanë dalë të pastrojnë rrugët e qytetit të Ersekës, por mësohet se disa prej tyre në këtë formë kanë mundur të marrin rrogat e prapambetura dhe në këtë mënyrë kanë vazhduar të kontribuojnë për ekipin e Gramozit.
Ali Laho, kryetar i Bashkisë së Ersekës, e konfirmoi këtë fakt, duke pranuar në linjë telefonike se njësia e qeverisjes vendore që ai drejton, por edhe mundësitë e biznesit vendas janë shumë të pakta për të përballuar shpenzimet dhe pagesat e një klubi futbolli, që është në Kategorinë e Dytë të kampionatit tonë kombëtar.
“Është e vërtetë, disa futbollistë janë paguar nga bashkia me një shumë deri në 30 mijë lekë, duke u përfshirë në zërin e shpenzimeve të bashkisë për pastrimin e rrugëve nga dëbora”, tha kryebashkiaku i Ersekës, Ali Laho. Sipas tij, të paktën pesë futbollistë të ekipit të Gramozit janë përfshirë në këtë pagesë, por nuk dihet nëse ata kanë qenë vendas apo të huaj. “Kam qenë i detyruar të vendos pagesën e disa prej futbollistëve në këtë mënyrë, sepse ne në qytetin e Ersekës nuk kemi asnjë mundësi mbështetje nga biznesi, në një kohë që ka shumë futbollistë që nuk janë shlyer prej kohësh”, deklaroi qytetari numër një i qytetit të vogël juglindor.