e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cristiano mund te mungoje ne finalen e Kupes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano mund te mungoje ne finalen e Kupes

Real Madrid ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo vuan një dëmtim muskular dhe me shumë mundësi do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit, ku madrilenët do të përballen me Barcelonën të mërkurën e ardhshme.

Mendohet se portugezi do të kthehet të luajë vetëm pas 15 ditësh dhe nuk do të jetë i pranishëm në takimin që do të ndajë trofeun e parë të rëndësishëm të këtij sezoni në Spanjë.

Pas mungesës ndaj Real Sociedad dhe Borussia Dortmund, Cristiano do të mungojë kështu edhe ndaj Almerias dhe Barcelonës. Objektivi është të bëhet gati për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League (22 dhe 23 prill).