'Copa del Rey', madrilenet i mohojne fitoren Barcelones
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të mërkurën, titanët e futbollit spanjoll kryqëzuan brirët në një tjetër ndeshje elektrizuese “El Classico”. Madrilenët do të udhëtojnë në “Camp Nou” për t’u përballur sërish me Barcelonën, pasi mezi mundën të sigurojnë barazimin në fushën e tyre. Por duke pasur parasysh mënyrën se si ata e filluan gjysmën e dytë kundër Barcelonës si dhe lojtarët që u mungonin, madrilenët duhet të ndihen të kënaqur që janë ende në gjysmëfinalen e “Copa del Rey” pas një barazimi 1-1.
Gjatë gjithë ndeshjes shanset për të shënuar nuk munguan për të dyja skuadrat. Por do të ishte Lionel Messi, i cili do ndëshkonte madrilenët për shanset e tyre të humbura. Pas një gabimi nga ana e mbrojtjes së Real Madridit, fenomeni argjentinas do t’i pasonte topin bashkëlojtarit të tij, Cesc Fabregas, i cili në minutën 50’ do të shënonte golin e parë të ndeshjes, duke e çuar rezultatin 1-0 në favor në Barcelonës.
Ndërkaq, edhe pse Barcelona po sulmonte egër “falangën” madrilenase, një pasim i gjatë i Ozilit në zonën e rreptësisë, do t’i mundësonte Varanes të shënonte një gol aq të rëndësishëm për Real Madridin. Gol ky, i cili do të zhgënjente së tepërmi ekipin e Barcelonës.