e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Cmimet e apartamenteve ne 32 zonat e kryeqytetit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Cmimet e apartamenteve ne 32 zonat e kryeqytetit
Ministria e Transportit ka përcaktuar çmimet e tregut të lirë të apartamenteve për kryeqytetit. Ndërkohë sipas udhëzimit, çmimet e apartamenteve variojnë nga zona ku ato ndodhen. Si çdo vit, edhe ketë vit, rekord mban qendra, ish-blloku dhe liqeni. Ndërkohë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror varjon nga 64 mijë lekë deri në 175 mijë.

Çmimet

Mbi bazën e çmimeve të udhëzimit të Ministrisë së Transportit dhe Entit të Banesave, përcaktohet niveli dysheme që paguhet taksa. Pra çmimi minimal që mund të deklarojë një ndërtues në të dhënat vjetore të fitimit është 64 mijë lekë për metër katror. Sipas udhëzimit, çmimi minimal në periferi të kryeqyteti është 64 mijë lekë për metër katror ndërsa çmimi maksimal është 175 mijë lekë për metër katror

Tatimi

Të gjithë personat që shesin një apartament do të tatohen në masën e 10 për qind të fitimit kapital të realizuar. Pra, nëse një individ do të shesë një apartament, atëherë ky individ do të paguajë 10 për qind të diferencës së vlerës së shitur të apartamentit me vlerën e blerjes së apartamentit nga individi. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë banesat e ndërtuara para vitin 1995 dhe nuk kanë vlerën e blerjes, atëherë vlera minimale e blerjes do të merret kostoja mesatare për metër katror e sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave.

Shembulli

Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën e 6 milionë lekëve
Individi A pas disa vitesh ia shet apartamentin individit B në vlerën e 8 milionë lekëve
Individi A do të tatohet me 10 për qind të diferencës midis vlerës së shitjes (8 milionë lekë) dhe vlerës së blerjes (6 milionë lekë)
Pra 10% x (8.000.000 - 6.000.000)=200.000 lekë
200.000 lekë do të jetë tatimi i të ardhurave personale nga kalimi i pronësisë.
Konfidustria: 6-mujori i parë, përmirësime në sektorë të ndryshëm të industrisë

Konfindustria, ka publikuar raportin periodik 6 mujor pёr gjendjen e sektorёve industrialё tё vendit ku ёshtё arritur nё pёrfundimin se gjendja e prodhimit industrial nё vend nё vija tё pёrgjithshme ёshtё e njёjtё me 6 mujorin e dytё tё vitit 2009, me veçori kryesore vazhdimёsinё e mungesave tё likuiditetit. Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, deklaroi se janë vënë re shenja përmirësimi në krahasim me 2009-ën, edhe sa i përket sektorëve që prodhojnë mallra për eksport.

Në këtë analizë krahasuese tё sektorёve industrialё tё vendit, Konfindustria është mbёshtetur nё 2 tregues bazё, treguesin e shitjeve tё realizuara dhe atë të fitimit. Në analizë evidentohet se sektorët e industrive ushqimore tё prodhimeve plotësisht bazike pёr nevojat e konsumatorëve, si industria e miellit dhe nënprodhimeve tё tij dhe industria e mishit dhe nënprodhimeve tё tij, pёrgjithёsisht kanё treguar qëndrueshmeri nё 6- mujorin e parё tё vitit 2010 pёr treguesin e shitjeve, krahёsimisht me 6-mujorin e dytё tё vitit 2009.

Ndёrkohё, sipas Buxhukut, industritë e mёsipёrme kanё rёnie tё ndjeshme tё treguesit tё fitimit. “Kjo ka ndodhur kryesisht si pasojё e veprimit tё bashkërenduar dhe grumbullues/kumulativ tё dobësimit tё Lekut kryesisht kundrejt Dollarit amerikan dhe njёkohёsisht rritjes sё çmimit tё lёndёve tё para si “drithёrat” dhe “mishi” nё tregjet ndёrkombёtare” thuhet në raport. Sa i përket sektorëve të industrisё ushqimore tё prodhimeve jo bazike pёr nevojat e konsumatorёve si: industria e prodhimeve joalkoolike, industria e prodhimeve alkoolike,  industria e birrës, industria e konservave, e të tjera vihet re rёnie e treguesit tё shitjeve shoqёruar dhe rёnie e treguesit tё fitimeve. Analiza përcakton edhe të dhënat për sektorёt industriale tё lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin e ndërtimit si: industria mekanike, industria e prodhimit të çelikut, industria e përpunimit të hekurit dhe llamarinave, industria e prodhimit të tullave dhe tjegullave, industria e mobiljeve, industria e prodhimit të plastikёs, letrёs, të cilat sipas administratorit Buxhuku kanё tregues negativё pёr 6-mujorin e parё tё vitit nё vazhdim krahasimisht tё njёjtёs periudhё tё vitit 2009 dhe nё gjendje pёrgjithёsisht tё njёjtё me 6-mujorin e dytё tё vitit 2009.

Administratoi i Përgjithshëm i Konfidustria-s, Gjergj Buxhuku, tha se në mjaft nga sektorёt e lartpёrmendur vihet re dhe një shkallё e lartё e vonesave tё pagesave nga tё tretёt apo porositësit pёr volumet e prodhimeve tё kryera. Sipas tij, sektorёt e industrisё sё rёndё si : industria e prodhimit tё energjisë elektrike, industria e prodhimit te naftёs dhe industritë e prodhimit tё mineraleve, kanё patur tregues tё pёrmirёsuar tё shitjeve dhe fitimit nё 6-mujorin e parë të vitit 2010 krahasimisht me 6-mujorin e parё dhe tё dytё tё vitit 2009. Buxhuku vuri në dukje se pёrmirёsime me të njëjtin pёrfundim ka edhe për industritё e fasoneve, kryesisht të prodhimit të kёpucёve, tekstileve, përmirësime të realizuara në 6- mujorin e parё tё vitit 2010, krahasuar me atë të vitit 2009.