Champions, shorti shmang 'klasiket'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona do të përballet me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa Real Madridi do të jetë edhe një herë përballë Borussia Dormundit. Dy gjigantët spanjollë, do të duhet të përballen me dy gjigantët gjermanë, pasi shorti i hedhur sot në zyrat qendrore të UEFA-së, në Nyon të Zvicrës, ka nxjerrë dy sfida gjermano-spanjolle.
Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayerni, do të përballet me kampionin e ri të pritshëm të Spanjës, Barcelonën. Bavarezët, të cilët vitin e kaluar eliminuan Realin pikërisht në këtë fazë të garës evropiane, do të jenë nikoqirë të ndeshjes së parë.
Ndërkohë, kampionët e vitit të kaluar të dy ligave, asaj spanjolle, Real Madrid, dhe gjermane, Borussia Dortmund, do të jenë protagonistë të gjysmëfinales tjetër, e cila po ashtu në takimin e parë do të zhvillohet në Gjermani, dhe atë të kthimit në Bernabeu.
Barcelona arriti në gjysmëfinale pas dy sfidave të vështira në rundet e mëparshme. Pasi fillimisht përmbysën disavntazhin ndaj Milanit në 1/8-tën e finales, Blaugranët me vështirësi eliminuan PSG-në, falë rregullit të më shumë golave në udhëtim.
Real Madridi po ashtu nuk e pati të lehtë në gjysmëfinale, pasi pavarësisht avantazhit të theksuar 3-0 në ndeshjen e parë, pati vështirësi në ndeshjen e kthimit ndaj Galatasarayt, ku u mposht 3-2 në udhëtim.
Borussia Dortmund arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë dy golave vendimtarë të shënuar në çastet e fundit të takimit ndaj Malagas.
Ndërkohë Bayern Munichu ishte skuadra që u kualifikua në gjysmëfinale më me pak mund, pasi në të dyja ndeshjet mposhti Juventusin në të dyja me rezultat 2-0.
Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 25 maj në Wembley të Londrës.
Cilat janë parashikimet tuaja për rezultatet e dy takimeve? A do të kemi një finale El Clasico, një deri gjerman, apo një spanjollo-gjerman? Shkruani mendimin tuaj në hapësirën për komente!