e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, UEFA nuk do te hetoje D.Zagreb-Lyon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, UEFA nuk do te hetoje D.Zagreb-Lyon
UEFA nuk do të hetojë mbi goleadën e dyshimtë që Lyon arriti në Zagreb të Kroacisë ndaj vendasve të Dinamos. Në një komunikatë të publikuar të enjten, organizmi drejtues i futbollit europian nuk sheh të dhëna për të menduar se ndeshja ishte e trukuar.

“Deri tani nuk ka pasur asgjë të çuditshme dhe nuk kemi pse të nisim hetime”, shkruhet në komunikatë.

Ekipi francez i Lyon-it ka publikuar në faqen e tij të internetit një komunikatë në përgjigje të një hetimi që ka nisur Autoriteti Francez i Rregullimit të Lojës.

“E pranojmë nisjen e hetimit nga autoritetet franceze, por na vjen keq që fitorja jonë e madhe nuk po konsiderohet si një arritje”, lexohet në komunikatën e Olimpique Lyon.

Edhe Dinamo Zagreb ka publikuar në faqen e internetit një komunikatë ku i konsideron “skandaloze, tendencioze dhe keqdashëse” zërat e një manipulimi të rezultatit të ndeshjes. Gjithashtu humbjen e konsideron të turpshme. Lyon arriti të fitonte 1-7 në fushën e vështirë të Dinamo Zagreb duke kaluar në renditje falë golavarazhit hollandezët e Ajax-it, të cilët u mundën 0-3 nga Real Madrid. Me këto rezultate janë francezët ata që kalojnë në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve ndërsa Ajax do të luajë në Europa League.