Champions League/ Çelsi PSG 1-1, barazon Diego Kosta (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Çelsi dhe PSG përballen mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.
Diego Kosta barazoi rezultatin për Çelsin në minutën e 27´, duke rihapur takimin për blutë. Ndërsa francezët e PSG-së gjetën golin e avantazhit nga Adrien Rabiot në minutën e 16' të pjesës së parë, pas një pasimi që mori nga Ibrahimoviç nga krahu i djathtë.
Pas kualifikimit të Benfikës ndaj Zenitit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Çelsi përballet me francezët e PSG-së mbrëmjen e së mërkurës. Shifrat në letër flasin për PSG-në, pas fitores së arritur në Francë me rezultatin 2-1.
Më herët, Reali i Madridit dhe Volfsburg janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara në tetë më të mirat e Europës.
Formacionet zyrtare:
Çelsi (4-2-3-1): Courtois; Azpilicueta, Cahill, Ivanovic, Kenedy; Mikel, Fabregas; Pedro, Ëillian, Hazard; Diego Costa
PSG (4-3-3): Trapp, Marquinhos, Thiago Silva (c), David Luiz, Maxëell, Thiago Motta, Rabiot, Matuidi, Di Maria, Moura, Ibrahimovic.
Vijon...

