Çelsi e kthen në tenis ndaj Sitit, Bersant Celina titullar (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekipi i Çelsit ka mundur me rezultat të thellë 5-1, kundërshtarët e Mançester Sitit në përballjen për "FA Cup".
Në duelin e vlefshëm për 1/8-at, u aktivizua edhe Bersant Celina. Ky i fundit ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të luajë për kombëtaren norvegjeze, apo atë kosovare.
Këtë sezon trajneri i ka dhënë shansin e debutimit. Ai ishte titullar në krah të sulmit për të mbështetur Iheanaçon. Celina u aktivizua për 54´ minuta në fushë. Më pas ai u zëvendësua nga Brandon Barker.
Golat për Çelsin u shënuan Diego Kosta, Villiam, Kahil, Hazard dhe Traore. Ndërsa për Mançester Sitin shënoi vetëm David Faupala në minutën e 37´ të pjesës së parë.
All Goals HD - Chelsea 5-1 Manchester City - 21... by Video-Sport